Prishtina nis festat e fundvitit

Për shumë banorë të Prishtinës, zona me kafiteritë në baraka kthehet në vendin e preferuar për të takuar shoqërinë.

Ja shembullin e tre të tillëve.

Pamje të ngjashme si këto bëhen normale në zonën e barakave, sidomos kur është moti i mirë.

Aty shihen të gjitha moshat.

Me raste, ka edhe muzikë.

Pamje nga lart e asaj që shfaqëm në fotografitë paraardhëse.

Rruga që të çon te pjesa festive.

Hapësira për të bërë fotografi me emrin e kryeqytetit. Shpeshherë mund të bëhet sfiduese gjetja e një këndi adekuat, kur ka më shumë njerëz afër.

Një tjetër ambient ideal për fëmijë dhe shkrepje të fotografive.

Prishtina e 8 dhjetorit.

A e keni menduar dëshirën për vitin 2024?

Një bredh i madh, i stolisur me drita shumëngjyrëshe, ka gjallëruar pamjen e sheshit “Xhorxh Bush” në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Ndezja e dritave dhe hapja e Tregut të Fundvitit, ka shndërruar këtë shesh në pikëtakim për shumë qytetarë. Në barakat përgjatë sheshit shërbehet ushqim si dhe pije të ftohta e të ngrohta. Grupe të ndryshme muzikore do të organizojnë koncerte ditëve dhe javëve në vijim.