Prishtina “mbytet” në mbeturina
Kështu dukej vendi përreth kontejnerëve të stërmbushur me mbeturina në qendër të kryeqytetit.
Punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” nga 13 marsi kanë nisur një grevë me kërkesë rritjen e pagave
Florim Cakiqi, kryetar i Sindikatës së punëtorëve në kompaninë "Pastrimi", tha se pagat e punonjësve fizikë në këtë kompani janë 330 euro, kurse kërkesa e tyre është që kjo vlerë të arrijë 400 euro.
Një qytetar duke hedhur mbeturinat.
Mbeturinat e shpërndara jashtë kontejnerëve në Prishtinë.
Mbeturinat kanë zënë trotuarin në lagjen Pejton duke bllokuar lëvizjen e lirë.
Nga Sindikata e punëtorëve të kompanisë "Pastrimi" thonë se deri në realizimin e kërkesave, punëtorët nuk do të dalin në terren.
Pamje e mbeturinave në lagjen Bregu i Diellit.
Arbnora Ademi, zëdhënëse e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” për Radion Evropa e Lirë, tha se menaxhmenti i kompanisë është duke e shqyrtuar kërkesën dhe shpreson se gjatë ditës së martë do të rregullohet kjo çështje.
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi", numëron 863 punëtorë, duke përfshirë edhe administratën.
Mbeturinat kanë bllokuar trotuaret nëpër qytet.
Bërlloku në një rrugë në lagjen Bregu i Diellit.
Një qytetar shikon kontejnerët e stërmbushur me bërllok.
Disa kalimtarë me karrocë fëmijësh duke shikuar gjendjen e shkaktuar nga shpërdarja e mbeturinave.
Mbeturinat kanë zënë trotuaret.
Një tjetër pamje e shpëndarjes së mbeturinave jashtë kontejnerëve në kryeqytet.
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ofron shërbime në gjashtë komuna të Kosovës, përfshirë kryeqytetin Prishtinën, pastaj në Fushë Kosovë, Lipjan, Drenas, Obiliq dhe Podujevë.