A duhet të përfshihen figura të reja politike në qeverinë e re?
Your browser doesn’t support HTML5
Të rinjtë preferojnë që në Qeverinë e ardhshme të Kosovës, të ketë sa më shumë figura të reja. Në rubrikën e përjavshme "VOX" të Radios Evropa e Lirë, shumica e të rinjve të anketuar vlerësojnë se premtimet e dhëna nga qeveritë e kaluara, nuk janë realizuar, andaj, sipas tyre, në qeverinë e re kur të formohet, duhet të ketë të rinj që mund të sjellin ndryshime. Të rinjtë thonë se politikanët kanë shmangur problemet e të rinjve dhe janë fokusuar në ambiciet e tyre. (Video: B.Tërstena)