Policia detyron qytetarët t’i vendosin maskat
Your browser doesn’t support HTML5
Policë të Kosovës janë parë duke ndaluar shumë qytetarë në sheshet e Prishtinës dhe duke ju sugjeruar atyre mbajtjen e maskave. Që nga e hëna autoritetet e Kosovës kanë thënë se do të shtohen masat kundër pandemisë. Një vendim i tillë ka ardhur pas rritjes së numrit të të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi. Sipas Inspektoratit Sanitar, personat që nuk janë duke zbatuar masat do të gjobiten në vlerë prej 500 euro, ndërsa për persona juridikë dënimi do të jetë deri në 1000 euro.