Fluks automjetesh te Dheu i Bardhë

Pas mbylljes së pikës kufitare në Merdare, qytetarët kanë mësyrë pikat tjera kufitare me Serbinë për kalim. 

Fluks automjetesh në pikën kufitare Dheu i Bardhë më 28 dhjetor 2022.  

Pritjet në kolona te pika e kalimit kufitar Dheu i Bardhë. 

Pika e kalimit kufitar Dheu i Bardhë është e hapur sikurse dhe ajo në Mutivodë dhe Muçibabë.

Kurse pikëkalimet kufitare në Merdare, Jarinjë dhe Bërnjak, aktualisht janë të mbyllura për shkak të barrikadave të vendosura nga serbët në veri të Kosovës, si dhe barrikadës së vendosur në territorin e Serbisë, rreth dy kilometra nga Merdarja.

Kamionë dhe vetura duke shfrytëzuar pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë.

Pamje e automjeteve te Dheu i Bardhë.

Autoritetet e Kosovës u kanë bërë thirrje qytetarëve që janë duke udhëtuar nëpër Serbi, që t'i shfrytëzojnë pikat e kalimeve kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë.

Kolona e automjeteve duke pritur në pikën kufitare Dheu i Bardhë, mes Kosovës dhe Serbisë.

Fluks automjetesh është parë të mërkurën në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pas mbylljes së tri pikave tjera kufitare me Serbinë - Jarinjë, Bërnjak dhe Merdare. Ekipi i Radios Evropa e Lirë sjell pamje të fluksit të automjeteve në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë.