Talibanët hyjnë në vitin e ri me ndjenjën e guximit që ua ka krijuar fitorja ushtarake e dy vjetëve më parë, kur e kanë marrë pushtetin, dhe vazhdojnë të sfidojnë përpjekjet ndërkombëtare për të ndryshuar qasjen, ani pse legjitimiteti i tyre ende vihet në pikëpyetje.
Megjithatë, kriza humanitare, me të cilën po përballet Afganistani, dhe potenciali i grupit për ta luftuar terrorizmin global, apo edhe për të kufizuar tregtinë e drogës, e kanë shtyrë Perëndimin që ta mendojë angazhimin me talibanët, dhe të mbajë gjallë idenë që normalizimi i marrëdhënieve mund të bëhet një ditë realitet, nëse grupi islamist vepron në përputhje me standardet ndërkombëtare për qeverisje.
Përpjekjet fillestare për të ndërtuar marrëdhënie me talibanët janë zbehur vetëm pak javë pas kthimit të talibanëve në pushtet, në gusht të vitit 2021, pasi ata shpejt kanë përmbysur premtimet, duke e ndaluar edukimin për vajzat pas klasës së gjashtë.
SHIKONI EDHE: Shkollat sekrete si “rreze shprese” për vajzat afganeKy vendim ka nxitur komunitetin ndërkombëtar, në veçanti Shtetet e Bashkuara, që të pezullojnë disa diskutime që veçse patën nisur, sipas Ashley Jackonit, bashkëudhëheqëse e Qendrës për Grupe të Armatosura, me seli në Zvicër.
“Ato kanë menduar që nëse nuk flasin më, nëse ndalin të gjitha proceset dhe shtysat që kanë dashur t’iu ofrojnë talibanëve, në këmbim të qasjes së mirë, talibanët do të mund të kuptojnë që kanë gabuar dhe të ndryshojnë kahen”, ka thënë Jackson.
“Ajo nuk do të mund të ndodhte kurrë, dhe këtë tani e kanë kuptuar Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera”.
Sot, Qeveria e talibanëve vazhdon të mos njihet dhe është e izoluar, nuk ka ulëse në Kombet e Bashkuara, dhe ka shumë pak zyra diplomatike në botë.
Mirëpo, Jackon ka thënë se së fundi është vërejtur “një përmirësim i lehtë”, kur flitet për qasjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj talibanëve.
SHIKONI EDHE: Si ndryshoi jeta e afganëve nën regjimin talibanMë 2023 janë regjistruar plot shembuj si dëshmi, përfshirë diskutimet e rralla gjatë verës në mes të zyrtarëve amerikanë dhe përfaqësuesve talibanë për çështje kritike, përfshirë përkeqësimin e drejtave të njeriut në Afganistan, sidomos kur është fjala për trajtimin e grave dhe vajzave.
Përgjatë vitit është adresuar edhe çështja e ndihmave humanitare, goditja që ka pësuar ekonomia afgane, roli i talibanëve në kultivim të lulëkuqes së opiumit, dhe nëse talibanët kanë bërë mjaftueshëm që të mos mundësojnë ofrimin e strehëve të sigurta për grupet ekstremiste.
SHIKONI EDHE: Mianmari tejkalon Afganistanin për prodhim të opiumitMë 2023, Kombet e Bashkuara kanë përgatitur një raport që parasheh hapat se si mund të zhvillohet një qasje ndërkombëtare për Afganistanin e udhëhequr prej talibanëve, ndonëse Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres nuk i ka ftuar talibanët që të jenë pjesë e një sesioni pranveror, në të cilin është diskutuar situata në këtë shtet.
Një numër i vogël shtetesh – përfshirë Rusinë, Kinën, Iranin, Turqinë, Japoninë dhe Bashkimin Evropian – kanë mbajtur prezencë fizike në Afganistan, bashkë me disa agjenci të OKB-së dhe disa grupe tjera të ndihmës, të përfshira në luftim të krizës së rëndë humanitare, ndër më të mëdhatë në botë.
SHIKONI EDHE: Rritet numri i vetëvrasjeve te gratë nën sundimin talibanVëzhguesit e përmendin vazhdimisht se kontakti ndërkombëtar me talibanët, nuk bie ndesh me përpjekjet për ta shtyrë grupin e linjës së ashpër që të heqë dorë prej politikave drakonike, dhe nuk nënkupton njohje të plotë në të ardhmen e afërt.
Si dëshmi, Nader Nadery, i cili ka marrë pjesë në bisedimet e brendshme afgane për paqe, të mbajtura në Doha në periudhën 2020- 2021, në mes të Qeverisë së mëparshme afgane dhe talibanëve, e ka cituar një vendim unanim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për vazhdim të sanksioneve kundër talibanëve edhe për një tjetër vit.
“Komuniteti ndërkombëtar nuk po ngutet për të ndryshuar qasje dhe do ta ruajë pozicionin që ka”, ka thënë Nadery, hulumtues i lartë në Qendrën Wilson me seli në Uashington dhe hulumtues në Institutin Hoover të Universitetit Stanford, në disa përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.
“Konsensusi joformal global për të mos njohur talibanët, derisa ata të ndryshojnë qasjen ndaj grave dhe të krijojnë model të ri të qeverisjes, është arma më e fuqishme që ka aktualisht komuniteti ndërkombëtar”.
SHIKONI EDHE: Arti si terapi: Afganet pikturojnë përjetimet e tyre nën regjimin e talibanëvePrandaj, mesazhet e përziera që normalizimi i marrëdhënieve me talibanët mund edhe të ndodhë, ka shkaktuar konfuzion.
Komentet e bëra prej Zëvendës-sekretares së Përgjithshme të OKB-së Amina Mohammed, e kanë shtuar dozën e paqartësive, kur ajo i ka bërë të ditura planet për organizim të një konference të OKB-së, për të diskutuar njohjen e talibanëve.
“Shpresoj që përmes hapave të ngadalshëm do të arrijmë deri te njohja, një njohje parimore”, ka thënë Mohammed, më 17 prill.
“A është e mundshme? Nuk e di. Por diskutimet duhet të ndodhin. Talibanët duan njohje dhe kjo është arma që tani e kemi”.
Një ditë më vonë, përmes një deklarate të lëshuar me rastin e përfundimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, shefi i talibanëve, Haibatullah Akhundzada, e ka përsëritur kërkesën që shtetet tjera të mos ndërhyjnë në çështjet e Afganistanit, dhe e ka vënë theksin te nevoja për “reformë fetare dhe morale në shoqërinë afgane”, përmes interpretimit të ligjit islamik, Sheriatit.
SHIKONI EDHE: Islami nuk ndalon shkollimin e vajzave – pse talibanët s’e lejojnë?Talibanët e kanë përdorur Sheriatin për të arsyetuar degradimin në fushën e të drejtave të njeriut, përfshirë ndalesën ndaj grave në edukim dhe pjesëmarrje në aktivitete publike, dhe si burgosjen e aktivistëve për të drejta të grave, që kanë guxuar të protestojnë.
SHIKONI EDHE: Talibanët: Gruaja e humb vlerën nëse burrat ia shohin fytyrën në publikLajmet që Guterres mund t’i ftonte afganët në një konferencë të mbajtur në maj të vitit 2023, ka nxitur dilemat nëse një hap i tillë mund të përshpejtojë mundësitë për normalizim marrëdhëniesh, dhe diçka e tillë është kundërshtuar në forma të ndryshme, përfshirë thirrjen në platformat sociale “Mos i njihni talibanët”.
OKB-ja ka reaguar shpejt ndaj komenteve të Mohammedit, duke thënë se takimi në Doha nuk do të kishte fokusin në njohjen e talibanëve, dhe që konferenca ka pasur qëllim që të nxisë diskutim për një qasje të përbashkët të komunitetit ndërkombëtar ndaj talibanëve.
Talibanët nuk janë ftuar në atë takim, ndërsa Guterres ka thënë, pas organizimit, se kjo nuk është koha ideale që ai të diskutojë drejtpërdrejt me përfaqësuesit talibanë.
Ideja e normalizimit, si dhe e takimeve në mes të përfaqësuesve amerikanë dhe talibanëve në korrik, kanë qenë motiv për shumë gra afgane që të çojnë përpara thirrjet për t’u dëgjuar kërkesat e tyre.
Përgjatë një marshi në Pakistan, në korrik, Vahida Amiri, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ajo dhe gra tjera afgane janë mbledhur për të protestuar ndaj konferencës.
SHIKONI EDHE: Dy vjet në pushtet: Dekretet drakonike të talibanëve në Afganistan“Mesazhi ynë kryesor për botën është që të mos e njohin Qeverinë e talibanëve”, ka thënë Amiri, meqë, sipas tij, diçka e tillë përbën krim kundër popullit të Afganistanit.
Në Gjermani, në shtator, gratë aktiviste kanë nisur grevë urie për të protestuar atë që e kanë quajtur “aparteid gjinor” në Afganistan.
E në brendësi të Afganistanit, shumë gra që kanë folur ose shkruar për Radion Evropa e Lirë, e kanë bërë të qartë se njohja e talibanëve do të ishte hap shkatërrues për kauzën e tyre.
“Fatkeqësisht, kur talibanët kanë ardhur në pushtet, ata i kanë mbyllur portat e universiteteve dhe i kanë detyruar gratë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre”, ka thënë një grua afgane, pa e treguar emrin, për arsye të sigurisë.
“Sipas mendimit tim, nëse talibanët njihen, kufizimet ndaj grave do të jenë edhe më të mëdha”.
Megjithatë, disa afganë kanë qenë më të hapur ndaj idesë për njohje, duke e marrë parasysh situatën e rëndë ekonomike dhe humanitare në Afganistan.
“Ndonëse disa veprime të talibanëve nuk janë në rregull, Qeveria duhet të njihet për të mirën e njerëzve që jetojnë në Afganistan dhe për përmirësim të jetës së tyre”, ka thënë Khan Pacha, banor i provincës veriore Nangarhar, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.
Ajo që mbetet e paqartë është se si po planifikon komuniteti ndërkombëtar që të balancojë përpjekjet, edhe të bëjë presion ndaj talibanëve, edhe të ndryshojë qasjen ndaj tyre.
Pas publikimit të dokumentit të hartuar nga OKB-ja për qasjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj Afganistanit, një kopje e tij ka shpërfaqur disa paqartësi.
Dokumenti, që ka qarkulluar në nëntor, tregon se “çdo riintegrim zyrtar i Afganistanit në institucionet globale dhe sisteme tjera, do të kërkojë pjesëmarrjen e grave”, dhe është thënë se situata e grave dhe vajzave në këtë shtet është ndër çështjet më të rëndësishme në konsultimet me afganët.
Mirëpo Jackon ka thënë se raporti, i cili është refuzuar prej talibanëve, ka qenë “jokoherent” dhe do t’iu mundësonte shumë shteteve që të bënin çfarë të donin me Qeverinë e talibanëve.
Një qasje e tillë, e pakoordinuar, ka thënë ajo, do të mund të përcillej me rreziqe të mëdha.
Jackson ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe shtetet tjera perëndimore “kanë humbur muaj në një strategji të parandalimit të bashkëpunimit, në tentimet për t’i bllokuar talibanët, dhe duke tentuar të gjejnë një armë të fortë kundër talibanëve, që mund të mos e kenë pasur, ose nuk e kanë ditur që e kanë”.
Jackson, puna e së cilës fokusohet në negocim të grupeve të armatosura, dhe ka shkruar gjerësisht për Afganistanin dhe talibanët, kanë thënë së qasja e grave ka rezultuar me “dëm kolateral”.
SHIKONI EDHE: Mjeke? Inxhiniere? Ndërsa ëndrrat zbehen, vajzat afgane u kthehen medreseve“Ne e dimë se si reagojnë talibanët ndaj këtyre gjërave – e rrisin shtypjen edhe më shumë”, ka thënë Jackson.
“Ajo çfarë kemi parë është se teksa Perëndimi ka tentuar të godasë talibanët në kokë me çështjen e të drejtave të grave, talibanët e kanë ndryshuar qasjen duke thënë ‘epo, kjo është gjëra e vetme që ju intereson. Është arma e vetme që kemi, prandaj do ta përdorim atë’”.
Jackon ka thënë se angazhimi në bisedime nuk nënkupton normalizim apo njohje, mirëpo çfarë kërkohet prej Perëndimit është që të krijojë një rrugë të qartë drejt njohjes, duke e bërë pyetjen: Përmes cilit lloj të angazhimit?
“Çfarë lloji i ndihmës, çfarë lloj strategjie do t’iu ndihmojë shteteve amerikane dhe atyre perëndimore që t’i arrijnë objektivat e tyre?” ka thënë Jackson.
“Frika ime është që shumica e vendeve perëndimore vetëm duan ta harrojnë Afganistanin, duan ta shmangin prej faqeve të ballinave”.
SHIKONI EDHE: Edhe gra në mesin e të rrahurve publikisht me kamxhik në AfganistanNadery ka thënë se taliabët ndihen të fuqishëm dhe se kanë të drejtë për legjitimitet, duke marrë për bazë negociatat me Uashingtonin dhe Qeverinë paraprake afgane, para tërheqjes së forcave amerikane prej Afganistanit më 2021.
Nadery ka thënë se konfliktet e vazhdueshme në Ukrainë dhe Lindje të Mesme, mund të kufizojnë bashkëpunimin me talibanët në çështjet humanitare, mirëpo që ai nuk sheh shenjë për normalizim të marrëdhënieve me talibanët në periudhë afatshkurtër.
“Edhe diskutimet e vogla kanë mjaftuar për të ndërmjetësuar ndihmën humanitare”, ka thënë Nadery.
“Tentimet për të shtuar ritmin e negociatave, në këmbim të ndryshimit të qasjes së talibanëve ndaj grave, nuk kanë qenë të frytshme”.
Këto veprime politike të grupit, i kanë izoluar talibanët, jo vetëm prej komunitetit ndërkombëtar por edhe prej publikut afgane, sipas Naderyt.
Sipas tij, talibanët “duhet të bëjnë shumë për të fituar besimin e komunitetit ndërkombëtar”.