BBC
Pas blerjes së Twitter-it nga Elon Musk, disa përdorues kanë nisur të kërkojnë platforma alternative. Njëri prej përfituesve më të mëdhenj në këtë situatë ka dalë Mastodon-i.
Por, çfarë është ai?
Rrjeti social thotë se tani ka më shumë se 655.000 përdorues – prej të cilëve më shumë se 230.000 janë regjistruar vetëm javën e kaluar.
SHIKONI EDHE: Çka janë "super aplikacionet" dhe pse e dëshiron Elon Musk një të tillë?Në shikim të parë, Mastodon-i ngjason me Twitter-in – përdoruesit shkruajnë postime (të quajtura “toots”, të cilave mund t’iu bësh replikë, t’i pëlqesh dhe t’i ripostosh) dhe mund ta ndjekin njëri-tjetrin.
Por, ai funksionon më ndryshe.
Kjo është njëra prej arsyeve pse Mastodon-i po tërheq përdorues të rinj, megjithëse disa njerëz janë hutuar gjatë procesit të krijimit të një llogarie.
Platforma ekziston qe gjashtë vjet, por aktiviteti aktual në të është i paprecedent dhe ajo mezi po e përballon peshën e përdoruesve të rinj.
Më poshtë ju sqarojmë më shumë për të.
Çfarë janë gjithë ata serverë?
Gjëja e parë që duhet të bëni kur të regjistroheni është të zgjidhni një server. Ka shumë të tillë. Ata janë tematikë – shumë prej tyre sipas shteteve, qyteteve apo interesave – si “UK”, “social” e të tjerë.
Nuk ka shumë rëndësi se në cilin jeni, sepse do të mund t’i ndiqni përdoruesit në të gjithë serverët e tjerë, por ai ju jep një komunitet fillestar ku ka më shumë mundësi të postohen gjërat që ju interesojnë edhe juve.
Disa prej më të popullarizuarve – si “social” dhe “UK” – aktualisht po funksionojnë shumë ngadalë për shkak të kërkesës së madhe.
Ryan Wild, i cili administron serverin “MastodonApp.UK” përmes firmës së tij Superior Networks, ka thënë se ka pasur 6.000 përdorues të rinj brenda 24 orëve, dhe i është dashur t’i ndalë përkohësisht regjistrimet.
“Doja ta shihja se për çfarë ishte bërë tërë kjo bujë”, ka thënë ai.
“E aktivizova serverin në orën 10 natën e së premtes dhe kur u zgjova në mëngjes i pashë 1.000 njerëz që nuk e dija se do të vinin”.
SHIKONI EDHE: Musk mbron vendimin për zvogëlimin e vendeve të punës në TwitterSi gjenden njerëzit?
Serveri që e zgjidhni bëhet pjesë e emrit tuaj të përdoruesit – për shembull, @emrimbiemri@mastodon.social. Kështu duket adresa e një përdoruesi, përmes së cilës mund ta gjeni dikë.
Nëse jeni në të njëjtin server, mund të kërkoni thjesht duke e përdorur emrin e personit, por nëse ai është në një server tjetër, do t’ju duhet adresa e tij e plotë.
Për dallim prej Twitter-it, Mastodon-i nuk ju sugjeron ndjekjen e personave që mund t’ju interesojnë. Ju mund të kërkoni edhe etiketa (apo hashtags).
Pse ka serverë?
Kjo është pak e ndërlikuar, por do t’jua shpjegojmë sa më thjeshtë.
Mastodon nuk është vetëm një platformë. Nuk është vetëm një “gjë” dhe atë nuk e zotëron vetëm një person apo një firmë. Të gjithë këta serverë të ndryshëm lidhen bashkë dhe formojnë një rrjet kolektiv, por ata janë në pronësi të personave dhe të organizatave të ndryshme.
Ky quhet decentralizim dhe admiruesit e platformave të decentralizuara i pëlqejnë ato pikërisht për këtë arsye – ato nuk mund të administrohen sipas tekave të një entiteti të vetëm, apo të blihen ose të shiten.
Megjithatë, e meta e kësaj është se ju do të vareni nga tekat e personit apo organizatës që e administron serverin tuaj – nëse ata vendosin ta braktisin atë, ju e humbni llogarinë tuaj. Mastodon-i po u kërkon pronarëve të serverëve që t’i njoftojnë përdoruesit e tyre tre muaj më herët nëse vendosin t’i mbyllin ato.
Themeluesi i Twitter-it, Jack Dorsey, po ashtu po punon për krijimin e një rrjeti të ri, të quajtur BlueSky – dhe ka thënë se dëshiron që edhe ai të jetë i decentralizuar.
SHIKONI EDHE: Pesë zhvillime teknologjike për t’i ndjekur gjatë vitit 2022Si moderohet Mastodon-i?
Kjo është njëmend patatja e nxehtë. Aktualisht, të gjithë serverët kanë rregullat e veta të moderimit, ndërsa disa prej tyre s’kanë fare. Disa serverë po vendosin të mos lidhen me të tjerët që janë plot me robotë apo që duket se kanë sasi të madhe të përmbajtjes me gjuhë të urrejtjes – kjo do të thotë se ata nuk do të jenë të dukshëm për përdoruesit që gjenden në serverët e bllokuar. Postimet, po ashtu, mund të raportohen te pronarët e serverëve.
Nëse ka gjuhë të urrejtjes apo përmbajtje ilegale, këta pronarë mund t’i fshijnë postimet – por kjo jo doemos i fshin ato kudo.
SHIKONI EDHE: OKB i kërkon Muskut që t'i respektojë të drejtat e njeriut në TwitterKy do të jetë problem i madh nëse kjo platformë vazhdon të rritet.
Tashmë raportohet se njerëzit po bien pre e përmbajtjes me gjuhë të urrejtjes, ndërsa BBC ka parë edhe shembuj të fyerjeve homofobike.
A ka reklama?
Jo. Nuk ka reklama, ndonëse nuk ka asgjë që ju ndalon të shkruani një postim për ta promovuar kompaninë tuaj apo ndonjë produkt.
Mastodon-i po ashtu nuk ju ofron një përvojë të përzgjedhur siç bën Twitter, në aspekt të mënyrës se si i shikoni postimet - ju përgjithësisht shihni atë që thonë ata që i ndiqni në kohë reale.
SHIKONI EDHE: Elon Musk shkarkon bordin e drejtorëve në TwitterA është falas?
Varet se në cilin server jeni – disa kërkojnë donacione, pasi që nuk paguhen, por kryesisht është pa pagesë.