Ndërlidhjet

OKB i kërkon Muskut që t'i respektojë të drejtat e njeriut në Twitter


Elon Musk. Fotografi nga arkivi.
Elon Musk. Fotografi nga arkivi.

Komisionari i Lartë për të Drejtat e Njeriut i OKB-së, Volker Turk, i ka shkruar një letër të hapur Elon Muskut, duke i bërë thirrje të sigurojë që të drejtat e njeriut të jenë në qendër të menaxhimit të Twitter-it.

“Twitter është pjesë e revolucionit global dhe ka transformuar mënyrën se si ne komunikojmë. Por, iu shkruaj me shqetësim dhe frikë lidhur me sferën publike dhe rolin e Twitterit në të”, tha Turk.

Kjo letër pasoi njoftimin e Musutk për largime masive nga puna në Twitter, përfshirë edhe të gjithë stafin e drejtave të njeriut, përveç dy pjesëtarëve të ekipit etik të inteligjencës artificiale.

Ky nuk “është një fillim inkurajues”, tha Turk.

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, bleu platformën sociale Twitter në fund të tetorit, në vlerë prej 44 miliardë dollarësh.

Ai ka thënë se dëshiron që Twitter të ketë më pak kufizime lidhur me përmbajtjen që postohet në të.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG