Ende pa drejtësi për fëmijët e vrarë në luftë; përfaqësimi i ulët i grave në zgjedhjet lokale që mbahen në tetor; vaksinimi i ulët në mesin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian janë disa nga temat, që këtë javë raportoi Radio Evropa e Lirë dhe të cilat po ua sjellim sërish.
Vrasja e fëmijëve në luftë: Drejtësi e papërfunduar
Në Kosovë, gjatë luftës më 1998-99 u vranë 1.024 fëmijë dhe 109 konsiderohen të zhdukur. Nga këta 1.133 fëmijë, 100 i përkasin komuniteteve të tjera si serbë, romë, ashkali, egjiptas, boshnjakë etj.
Për vrasjen e këtyre fëmijëve, ende askush nuk ka dalë para drejtësisë.
“Vajza ka qenë 13 vjeçe, djali i madh 12, djali i dytë 10 vjeç dhe i treti nëntë”, tregon për Radion Evropa e Lirë, Fadil Muqolli nga fshati Poklek i Vjetër i Drenasit, në shtëpinë e të cilit më 1999 u vranë 54 persona.
Dezinformatat i largojnë komunitetet nga vaksinimi
Autoritetet në Kosovë e kanë pranuar se në mesin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas, ka hezitim për t’u vaksinuar kundër koronavirusit.
Your browser doesn’t support HTML5
Burim Gashi, që i përket komunitetit ashkali, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se dezinformatat dhe thirrjet për mosvaksinim kundër COVID-19 që i lexoi në internet, kanë bërë që ai të mos vaksinohet deri më tani. Megjithatë, Gashi, i cili jeton në Fushë Kosovë, ka thënë se imunizimi do të ndodhë eventualisht.
Gratë në politikë nuk i përkrah as partia e as shoqëria
Në Kosovë, që nga viti 1999, vetëm një grua ka udhëhequr një nga 38 komunat e Kosovës.
Në dy palë zgjedhjet e fundit lokale, ato të vitit 2017 dhe 2013, partitë politike kishin kandiduar vetëm 17 gra për kryetare të komunave, nga rreth 450 kandidatë. E as në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor, numri i grave kandidate për kryetare komune e asamble komunale, nuk është i kënaqshëm, kanë vlerësuar përfaqësuesit e organizatave joqeveritare.
Vaksinimi i fëmijëve dhe mësimdhënësve - kusht për kthim në shkolla
Këshilli i Prindërve në Kosovë ka kërkuar nga qeveria që të marrë vendim për vaksinimin e fëmijëve adoleshentë, për të siguruar një kthim të sigurt në shkolla nga shtatori.
Së fundmi, Kosova po regjistron rritje të rasteve me COVID-19, ku të prekur janë edhe fëmijët.
Të ardhurat e deklaruara dhe të padeklaruara të zyrtarëve të Listës Serbe
Zyrtarët e Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, mbajnë poste në sistemin e Kosovës dhe Serbisë.
Të ardhurat nga këto funksione, ata nuk i deklarojnë në Agjencinë Kundër Korrupsionit të Kosovës dhe Serbisë. Njohësit në Prishtinë thonë se Kosova dhe Serbia janë në dijeni për këtë “fenomen”, por dëshpërimisht duan që ta integrojnë veriun, ndërkaq, në anën tjetër Serbia dëshiron të mbajë ndikimin që ka në veri të Kosovës.
Gabim në server
Ka një problem në server. Ekipi ynë po merret me të. Ju kërkojmë ndjesë!
Ju lutemi përdoreni opsionin e kërkimit për të parë nëse gjendet diku tjetër në web
Fotografi të rralla të Bekim Fehmiut në “Dokufest”
Përmes 32 fotografive të papublikuara më parë, Bekim Fehmiu, aktori i mirënjohur kosovar që u rrit në Prizren, iu kthye këtij qyteti në një formë të veçantë në festivalin “Dokufest”.
Në këto fotografi, dokumentohet vizita e Bekim Fehmiut në Shqipëri në vitin 1972.
Your browser doesn’t support HTML5
Pse është Bregoviq i padëshirueshëm në Shqipëri?
Më 22 gusht, në Festën e Birrës në Korçë të Shqipërisë do të performojë Goran Bregoviq, një muzikant dhe ish-frontman i bendit "Bijelo Dugme", një nga grupet më të njohura të rokut në ish-Jugosllavi.
Por, sociologu nga Kosova, Ismail Hasani thotë se Bregoviq nuk e ka vendin në Korçë, pasi përmbajtja e teksteve që ai ofron si artist, i kthen njerëzit, të cilët kanë humbur të dashurit në luftën e fundit në Kosovë, në të kaluarën”.
Pjesëmarrja e Bregoviqit në këtë festival ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, ku është bërë thirrje që të anulohet pjesëmarrja e këngëtarit.
E ardhmja e nxehtë në tokë
Kombet e Bashkuara përmes një raporti thanë se njerëzit ndikuan në ndryshimet klimatike. Ky raport tha se ngrohja prej 1.5 gradë Celsius do të arrihet deri në vitin 2040, sipas gjitha skenarëve të mundshme. Nëse në vitet e ardhshme emetimet e gazrave nuk zvogëlohen, kjo do të ndodhë edhe më herët.
Your browser doesn’t support HTML5
Kush janë talibanët?
Talibanët kanë marrë nën kontroll pothuajse të gjitha provincat në Afganistan, pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të tërheqin trupat nga ky shtet.
Gabim në server
Ka një problem në server. Ekipi ynë po merret me të. Ju kërkojmë ndjesë!
Ju lutemi përdoreni opsionin e kërkimit për të parë nëse gjendet diku tjetër në web
Analistët thonë se që prej vitit 2001, kur talibanët u rrëzuan nga pushteti në Afganistan, ky grup ka ka evoluar nga një organizatë e komandantëve të milicisë lokale në një lëvizje më të organizuar politike dhe ushtarake.