Për apo kundër vrasjes së ariut?

Your browser doesn’t support HTML5

Një ari që dyshohet se i kanë vrarë të vegjëlit ka shkaktuar dëme në një fshat të Prizrenit. Agjencia Pyjore e Kosovës ka marrë vendim për vrasjen e këtij ariu, pavarësisht pse Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit ka thënë përmes një postimi në Facebook se ky vendim është në kundërshtim me rekomandimet dhe qëndrimet e komisionit profesional të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që është ngritur për vlerësimin e kësaj gjendjeje. Por si mendoni ju, a duhet vrarë këtë kafshë?