Parlamenti i Iranit e ka miratuar të mërkurën kabinetin me 19 anëtarë të presidentit reformist, Masud Pezeshkian, duke e pranuar për herë të parë prej vitit 2001 listën e plotë të ministrave pa e bërë asnjë ndryshim.
Votimi më 21 gusht përfshiu emërimin e diplomatit 61-vjeçar, Abbas Araghchi, në postin e ministrit të Jashtëm të Iranit. Araghchi ishte anëtar i ekipit negociuese që e arriti marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore më 2015.
Pezeshkian, mjek dhe ish-ministër i Shëndetësisë, e mposhti kandidatin ultrakonservator, Saeed Jalili, në balotazhin e 5 korrikut dhe u betua si president në fillim të këtij muaji.
SHIKONI EDHE: Abbas Araghchi nominiohet për pozitën e ministrit të Jashtëm të IranitZgjedhjet e parakohshme për president u thirrën pas vdekjes së presidentit Ebrahim Raisi nga rrëzimi i helikopterit në maj.
Pezeshkian ka bërë thirrje për “marrëdhënieve konstruktive” me vendet e Perëndimit dhe është për ringjalljen e marrëveshjes së vitit 2015, e cila u prish pasi presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump, i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja në vitin 2018.
Prej atëherë, ekonomia e dobët e Iranit është përkeqësuar si pasojë e sanksioneve të ashpra.
Pezeshkian ka thënë gjithashtu se i mbështet parimet e republikës islamike dhe ka ngulur këmbë se politikat e vendosur nga lideri suprem Khamenei duhet të ndiqen.
SHIKONI EDHE: Masud Pezeshkian betohet si president i ri i IranitAi i ka vënë në dyshim metodat e Iranit për zbatimin e detyrueshëm të shamisë islamike të kokës për gratë, pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini më 2022 në paraburgim, e cila ishte arrestuar nga “policia e moralit” për gjoja veshjen e shamisë në mënyrë të papërshtatshme.
Pezeshkian gjithashtu ka theksuar se, derisa ligji për shaminë duhet të zbatohet, “kurrë nuk duhet të ketë sjellje të bezdisshme apo çnjerëzore ndaj grave”.