“Dashuria është dashuri”: Parada e tetë e Krenarisë në Kosovë
Flladitësja me shumë ngjyra në këtë foto ka qenë vetëm njëra prej gjërave që kanë pasur me vete marshuesit, për t'u kombinuar me flamurin e komunitetit LGBTIQ+.
Shtetet e Bashkuara, sikurse secilën paradë tjetër, e kanë përkrahur edhe organizimin e 8 qershorit. Në fotografi shihet mbishkrimi “Love is love” [Dashuria është dashuri] dhe flamuri amerikan.
Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe figura politike e pjesëtarë të misioneve diplomatike në Kosovë. Në mesin e tyre ka qenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, i Shëndetësisë, Arben Vitia, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në Kuvendin e Kosovës, ka bërë thirrje për pranim të pjesëtarëve të këtij komuniteti në shoqëri, dhe që ata të jenë të hapur të deklarohen për orientimin seksual.
Përgjatë Javës së Krenarisë, në shumë vende zhvillohen marshe e protesta, me kërkesën për njohjen e të drejtave ligjore për martesa mes personave të gjinisë së njëjtë.
Shiu që ka rënë gjatë marshit, nuk e ka prishur atmosferën e aktivitetit.
Ja dëshmia...
...tjetra
... edhe një tjetër.
Kombinim edhe me çorape? Pse jo?
Por, duhet rikujtuar edhe që, pavarësisht mbajtjes së këtyre paradave, Kosova renditet si vendi më pak mikpritës për personat e komunitetit LGBTI+ në mesin e vendeve të Ballkanit dhe më keq se vendet e Bashkimit Evropian, sipas një raporti të publikuar në mars të këtij viti, nga Spartacus Gay Travel Index.