Protesta e opozitës kundër Qeverisë Rama
Pasditen e 12 nëntorit, qytetarët u mblodhën në Tiranë për të marrë pjesë në protestën kundër Qeverisë së kryeministrit, Edi Rama, të organizuar nga partitë opozitare.
Dy partitë opozitare, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, kanë paraqitur dhjetë arsye për këtë protestë, ku përfshihet, siç thanë ata, gjendja e rëndë ekonomike, migracioni i lartë, niveli i lartë i korrupsionit dhe arsye të tjera.
Protestuesit fillimisht u mblodhën para selive të dy partive opozitare dhe më pas marshuan drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe u ndalën para Kryeministrisë shqiptare.
Kryetari i Partisë Liria, Ilir Meta, tha se Qeveria nuk duhet të provokojë protestuesit.
Para ndërtesës së Qeverisë së Shqipërisë, protestuesit vendosën një gomone, që simbolizon migrimin e shqiptarëve.
Para nisjes së protestës, Policia siguroi ndërtesat qeveritare shqiptare.
Pranë ndërtesës së Qeverisë shqiptare u vendosën forca të shtuara të sigurisë. Rreth 1.000 policë janë angazhuar në protestën e opozitës.
Kjo është protesta e dytë kombëtare e thirrur nga Sali Berisha, pasi një protestë ishte mbajtur më 7 korrik.
Pas përfundimeve të fjalimeve, pati tensione mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit thyen kordonin e policisë, për të vendosur qirinj para ndërtesës së Qeverisë. Një person u shoqërua në stacionin policor.
Qirinj të ndezur para Qeverisë së Shqipërisë.