Jetmira Delia-Kaci është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Tiranë.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se turizmi është kthyer në industri dhe është shtrirë thuajse në të gjithë territorin, e po ashtu përgjatë gjithë vitit.
Institucionet, familja, shkolla, shoqëria - të gjithë janë duke kërkuar masa të reja, nisma ligjore, rregulla e protokolle se si ta reduktojnë dhunën te të miturit.
Tropoja ka masivin më të madh të gështenjave në Ballkan prej rreth 2.800 hektarësh. Të moçmit i kanë quajtur “buka në rrem”, “drunj të bekuar” apo “pemë e bukës për të varfrit”, pasi kanë qenë ndër ushqimet kryesore në sofrat e tyre, por u kanë siguruar edhe të ardhura përmes shitjes.
Një pedagog financash që shkruan për dollinë, mund edhe t’i habisë lexuesit, por profesor Bundo thotë se vlerat shpirtërore nuk mund t’i lidhësh me ndonjë profesion të veçantë.
Hetimi ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili u arrestua më 21 tetor nën akuzat për korrupsion, nisi pas një kallëzimi të ngritur në vitin 2018 nga Romeo Kara, jurist pranë institucionit Operatori i Shpërndarjes së Energjisë.
Paradite është mësues, ndërsa pasdite bën vorba. Shkëlzen Biba nga fshati Gojan i Pukës në veri të Shqipërisë ka dy diploma në xhep, por preferon që pjesën më të madhe të kohës t’i kthehet pasionit me të cilin është rritur: bërjes së vorbave.
Për t’i nxitur të rinjtë që të studiojnë për mësuesi, kjo degë, nga viti 2022, është ndër dhjetëra degët e shpallura si prioritare nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë.
Kombëtarja shqiptare e futbollit luajti të premten kundër Çekisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ndërtimi i xhamisë - me vlerë rreth 30 milionë euro - u financua nga Kryesia e Çështjeve Fetare e Turqisë dhe Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare i Turqisë.
Me të gjitha konventat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, martesat e hershme konsiderohen dhunë me bazë gjinore dhe shkelje e të drejtave të tyre.
Nuk dinë shumë se si do të duket e as çfarë do të përfitojnë, por e mirëpresin nismën për krijimin e një shteti për Urdhrin Bektashi në Tiranë. Ndjekës të kësaj lëvizjeje, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, thonë se është koha për një qendër të tillë fetare.
Çdo ditë në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit në Shqipëri pastrohen shiritat për të restauruar filmat që janë në rrezik për t’u shkatërruar. Ky proces ka nisur para 12 vjetësh dhe është dashur bashkëpunim me studio kinematografike në disa vende të botës, deri në Indi.
Prej disa vitesh Pirro Içka punon si pedagog në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin “Fan Noli” në Korçë - qytet pranë Pogradecit - por për asnjë çast nuk e ka lënë pas dore pasionin e tij për të bërë art me dru.
Me pasaportën në xhep sot çdo turist i huaj mund të vizitojë Shqipërinë, por në kohën e regjimit komunist kjo nuk mjaftonte.
Propozimet për ndryshime në Qeverinë e Shqipërisë i kanë lënë të habitur ministrat në detyrë, që nuk ishin në dijeni se do të kishte ndryshime, dhe analistët, që prisnin të dëgjonin arsyet prapa ndryshimeve të propozuara.
Ishte ende në fillim të 20-tave dhe punonte si kamerier në ishullin e njohur grek, Mykonos, kur e mendoi për herë të parë se përse fshati i tij në veri të Shqipërisë nuk pret turistë nga e gjithë bota.
Debati nëse plazhet në Shqipëri janë të mbushura me njerëz apo bosh, u zhvendos te shqetësimet për rritjen abuzive të çmimeve dhe dëmi që ato mund t’ia shkaktojnë turizmit.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qeveria shqiptare, nga janari i këtij viti deri në qershor, këtë vend e vizituan 4.5 milionë turistë, ose 34 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
I punësuar për rreth shtatë vjet në kompani të ndryshme ndërkombëtare si inxhinier në industrinë e naftës, Rakip Belishaku thotë se nuk e mendoi gjatë kur vendosi të kthehej në fshat e të kultivonte një bimë të rrallë.
Shfaq më shumë