Protesta e opozitës shqiptare

Një nga pankartat e protestuesve kishte mbishkrimin “Qeveria Rama, është lavanderi ... për paratë e pista”.

Sali Berisha, lider i Partisë Demokratike të qendrës së djathtë të opozitës shqiptare, 78-vjeçar është sulmuar gjatë protestës kur një burrë doli nga turma dhe e goditi me grusht në fytyrë.


Protestuesit nga radhët e opozitës në Shqipëri duke marshuar në Tiranë derisa po mbahet samiti BE- Ballkani Perëndimor.

Pos flamurit shqiptar, protestuesit mbanin në duar edhe flamuj të BE-së, të SHBA-së, Britanisë së Madhe etj

"Shqipëria jo për shqiptarët, jo më", një tjetër pankartë që mbanin protestuesit në Tiranë.

Protesta e opozitës në Shqipëri kundër Qeverisë Rama.

Protesta nisi nga ora 12:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit.

Pyesni "ku shkojnë fondet e BE-së?".

Sali Berisha tha një ditë më parë se protesta nuk kërcënon “sigurinë e miqve evropianë”, por shtoi se kërcënim për Shqipërinë përbën “Rama dhe Qeveria e tij”.

Opozita e mbajti protestën jashtë perimetrit të sigurisë, edhe pse kishte deklaruar se manifestimi do të mbahej para selisë së Qeverisë dhe vendit ku do të zhvillohej samiti. 

Protesta kundër Qeverisë Rama, e organizuar nga PD-ja në Tiranë.

Opozita protestoi kundër korrupsionit të pretenduar të kryeministrit Edi Rama, të cilin e fajëson për krizën e kostos së jetesës në vend.