Në Prishtinë ndizen qirinj për nder të viktimave të sulmit në Beograd
“Është një tragjedi që ka ndodhur në një shtet fqinj, domosdoshmërisht na shkakton një traumë, një emocion, një konfuzion, një shok,” tha Kushtrim Koliqi, organizatori i festivalit, "Mirëdita, dobar dan", i cili synon që audienca e Kosovës të ketë mundësinë të njihet me skenën artistike e shoqërore serbe.
"Kjo ngjarje na ka befasuar shumë. Kështu diçka kurrë nuk ka ndodhur. Institucionet kanë dështuar sërish. Duhet e gjithë shoqëria të zgjidhim problemin e posedimit të armëve", tha David Shujdoviq, që kishte dalur për të ndezur qirinj.