Ka kaluar vetëm një muaj që kur militantët talibanë morën kontrollin e Kabulit dhe e shpallën Afganistanin "emirat islamik", që do të përkrahë interpretimin e lëvizjes militante të "rregullave islamike dhe Ligjit të Sheriatit".
Por, tashmë regjimi i ri taliban po përpiqet të merret me një sërë krizash politike, shoqërore dhe ekonomike, që po i testojnë aftësitë e tij për t'u transformuar, nga një guerile kryengritëse në një qeveri funksionale.
Sipas shumë llogarive, talibanët po dështojnë në këtë test.
Masato Toriya, një specialist në Universitetin e Tokios, thotë se mungesa e plotë e përvojës në menaxhim e qeverisë së udhëhequr nga talibanët, po përkeqëson situatën tashmë të tmerrshme ekonomike, duke bërë që kushtet e jetesës në tërë Afganistanin, të përkeqësohen edhe më tej.
E përzier nga përçarje të brendshme që po shfaqen midis fraksioneve rivale në udhëheqjen talibane, Toriya thotë se është serioz kërcënimi prej një lufte civile që mund të ndodhë në Afganistan.
"Nuk mund të mohohet perspektiva e rrëshqitjes së Afganistanit drejt një lufte civile", thotë Toriya.
SHIKONI EDHE: Largohet grupi i parë i afganëve nga KosovaNë të vërtetë, analistë të pavarur, thonë se më shumë se kurrë, është e madhe mundësia që uniteti i kryengritjes talibane, të shkërmoqet nëpër çifligjet rajonale të talibanëve, tani që detyra e tyre është të qeverisin me të vërtetë, veçanërisht falë rrjetit Haqqani në lindje dhe një fraksioni të talibanëve me bazë në Kandahar, themelues të lëvizjes talibane në gjysmën perëndimore të vendit.
"Pushtimi i një vendi, gjithmonë është pjesa e lehtë. Sundimi i tij, sikur në rastin e Afganistanit, është pjesa më e vështirë", thotë për Radion Evropa e Lirë historiani William Dalrymple, një ekspert mbi rivalitetet fisnore te komuniteti pashtun.
Ndërsa dinamika e këtyre rivaliteteve të brendshme talibane po vazhdon të shfaqet, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar se Afganistani tani po përballet me një "katastrofë humanitare" dhe një kolaps të plotë të shërbimeve bazike.
SHIKONI EDHE: Guterres: Kriza humanitare në Afganistan drejt katastrofësRreth nëntë miliardë dollarë në rezervat e huaja të Bankës Qendrore të Afganistanit, Da Afghanistan Bank (DAB), janë ngrirë, teksa shumica e tyre mbahen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Donatorët e huaj kanë pezulluar ndihmat për Afganistanin, duke thënë se disbursimet janë të kushtëzuara nga sjellja e qeverisë së udhëhequr nga talibanët, e cila ende nuk është njohur nga asnjë vend.
Kjo gjë i ka lënë afganët e zakonshëm të tronditur nga inflacioni i vrullshëm, rritja e varfërisë, mungesa e parave, një valutë në rënie dhe papunësia në rritje.
SHIKONI EDHE: OKB synon të mbledhë mbi 600 milionë dollarë për AfganistaninAjmal Ahmady, ish-guvernator i DAB-së, i cili u largua nga Kabuli pasi ai ra nën kontrollin e talibanëve, thotë për Radion Evropa e Lirë se ai pret që të gjithë këta tregues të tmerrshëm ekonomikë, "të përkeqësohen" edhe më tutje.
Ndërkohë, përkundër pretendimeve të talibanëve se lëvizja e tyre është më e moderuar sesa ishte kur ata sunduan me Afganistanin, nga viti 1996 deri më 2001, shumë shpejt ajo i rivendosi kufizimet mbi të drejtat e grave.
SHIKONI EDHE: Talibanët vendosin kufizime për shkollimin e graveKjo përfshin rregulla të shtrënguara mbi shkollimin e grave dhe ndalime të tjera mbi të drejtën e grave për të punuar.
Duke i detyruar gratë në Kabul dhe shumë pjesë të tjera të vendit të lënë punën e tyre dhe të qëndrojnë në shtëpi, ekspertët ekonomikë thonë se regjimi i ri taliban, vetëm sa po e dëmton edhe më shumë ekonominë afgane që tashmë veç është në vështirësi.
SHIKONI EDHE: Rrëfimi i afganes që la punën pas presionit nga militantët talibanëPremtimet e talibanëve për përmbajtje në marrëdhëniet e tyre me kundërshtarët, gjithashtu duken si fjalë boshe.
Në disa qytete që kanë rënë nën kontrollin e talibanëve muajt e fundit, Human Rights Watch ka dokumentuar shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
Persona të armatosur talibanë, janë përgjigjur gjithashtu dhunshëm kundër atyre që kanë guxuar të protestojnë kundër sundimit të tyre, teksa raportohet për demonstruesë dhe udhëheqës të tyre që u qëlluan për vdekje në rrugë ose në shtëpitë e tyre.
Në fakt, Human Rights Watch thotë se ka pasur një model të ekzekutimeve kolektive të ish-personelit të sigurisë, ish-anëtarëve të qeverisë dhe të afërmve të tyre si dhe civilëve, të vrarë për hakmarrje.
SHIKONI EDHE: Ekzekutimet dhe rrahjet me kamxhik, të pashmangshme në AfganistanNdërkohë, në vend që të përqëndrohet në ringjalljen e institucioneve qeveritare, të cilat u rrëzuan teksa forcat e huaja ushtarake të udhëhequra nga SHBA-ja po përfundonin tërheqjen e tyre nga Afganistani në muajin gusht, regjimi i ri taliban, e ka pasur të vështirë të ofrojë edhe shërbimet më elementare.
Udhëheqja talibane i ka nxjerrë si të jashtëligjshme demonstratat paqësore të atyre që kundërshtojnë sundimin e tyre. Po ashtu, gazetarëve u ndalohet që të mbulojnë marshimet protestuese.
Disa gazetarë të ndaluar nga talibanët për këtë janë rrahur rëndë në paraburgim nga autoritetet talibane.
Your browser doesn’t support HTML5
Mes kufizimeve shtrënguese për mediat, shumë gazetarë ose e kanë ndalur punën ose thjesht kanë ikur nga vendi. Grupet e të drejtave të medias, thonë se gazetaria e pavarur tani është në rrezik të zhduket nga Afganistani i sunduar nga talibanët.
Afganistani po përballet gjithashtu me një eksod masiv të njerëzve. Dhjetëra-mijëra afganë që kanë frikë nga hakmarrjet e talibanëve për punën e tyre në qeveri ose me organizata të huaja gjatë 20 vjetëve të fundit, tashmë kanë ikur nga Kabuli.
Shumë të tjerë kanë mbetur pas dhe disa i kanë shitur pronat e tyre ndanë rrugëve në të gjithë vendin.
Për disa, kjo ka të bëjë me nevojën për mbijetesë dhe marrjen e parave të mjaftueshme sa për të ushqyer familjet e tyre. Ndërsa të tjerë, po i përdorin paratë për t'u përpjekur që të ikin nga Afganistani për në Iranin apo Pakistanin fqinj.
"Shumë njerëz po shesin çdo gjë që kanë me vlerë", tha një shitës në Kabul, për Radion Evropa e Lirë. "Njerëzit janë të dëshpëruar. Nuk ka punë dhe as para. Njerëzit nuk kanë zgjidhje tjetër".
SHIKONI EDHE: Dhjetëra shtetas amerikanë janë larguar nga Afganistani pas 31 gushtitMbase zhvillimi më domethënës gjatë muajit të kaluar janë raportimet për përçarje brenda udhëheqjes talibane, të cilat janë shfaqur që kur javën e kaluar, qeveria shpalli versionin e saj të një "qeverie kujdestare".
Mosmarrëveshja doli në pah pasi Mullah Abdul Ghani Baradar, bashkëthemeluesi i talibanëve i cili drejtoi zyrën politike të grupit në Doha, u zhduk nga publiku për disa ditë, pasi ai ishte emëruar si zëvendëskryeministër në kabinetin taliban.
Disa burime talibane thonë se Baradar ishte përfshirë në një zënkë në Pallatin Presidencial në Kabul me Khalil ur-Rahman Haqqani, një figurë e shquar në rrjetin militant Haqqani, i cili u emërua ministër i talibanëve për Refugjatët.
Këto raporte kanë nxjerrë në pah ndarjet midis fraksionit me qendër në Kandahar në këshillin udhëheqës të talibanëve Quetta Shura dhe rrjetit Haqqani, që kontrollon zonat më në lindje të Afganistanit.
Duke shpallur një kabinet të përbërë ekskluzivisht nga garda e vjetër e lëvizjes, talibanët rrezikuan të tregojnë se kritikët kishin të drejtë, që nuk besonin në premtimet e talibanëve për "një qeveri gjithëpërfshirëse", që do të përfaqësonte bashkësitë e ndryshme etnike dhe fetare të Afganistanit.
Tridhjetë nga 33 anëtarët e kabinetit janë pashtunë. Ka dy ministra etnikë taxhikë dhe vetëm një etnik uzbek. Nuk ka gra, as shiitë, hazara, belukë, turkmenë apo anëtarë të pakicave jomyslimane të Afganistanit.
"Qeveria e re e talibanëve na thotë se ata e konsiderojnë veten vetëm të drejtë për të drejtuar një qeveri islamike", thotë për Radion Evropa e Lirë, studiuesi i Kabulit, Ali Adili.
"Kjo është një qeveri etnikisht homogjene, mullahkratike".
SHIKONI EDHE: Qeveria ‘Mullahkratike’ e talibanëveNjë tregues kryesor për të ardhmen e grave në Afganistan, është fakti që talibanët kanë shfuqizuar Departamentin e Çështjeve të Grave, që kishte qenë pjesë e Qeverisë së rrëzuar të Kabulit.
Banorët e Kabulit i thanë Radios Evropa e Lirë se shumë gra afgane tani janë pesimiste për gjendjen e tyre ekonomike dhe sociale, si dhe sigurinë dhe të ardhmen e tyre.