Nis largimi i barrikadave në Jarinjë

Your browser doesn’t support HTML5

Në pikën kufitare në Jarinjë, të shtunën, më 2 tetor, ka nisur të lirohet rruga që ka qenë e bllokuar për më shumë se 12 ditë nga serbët lokalë. Deri në orën 08:00, njëra korsi e rrugës është liruar nga protestuesit. Ata kanë nisur t’i mbledhin gjësendet e tyre dhe pritet të largohen bashkë me kamionët. Edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është gati për t’u larguar.