Ngjyrat që ngjallin hapësirat e braktisura të Prishtinës
Figura e një gruaje dhe një merimange poshtë një ure në Prishtinë, që është realizuar nga një artist brazilian dhe britanik.
Grafiti i një artisti zviceran, që është realizuar në vitin 2019.
Mural i realizuar në ndërtesën e Kinemasë ABC në Prishtinë, që gjendet në rrugën "Rexhep Luci".
Portreti i këngëtares me famë botërore, me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, në një ndërtesë fasada e të cilit, është dëmtuar nga kushtet atmosferike.
Punimet e shumë artistëve gjatë festivalit ‘Meeting of Styles Kosovo’ 2019.
'Iustitia’, mural i realizuar nga artisti holandez Simian Switch.
“Dr. Miu”, i realizuar në ndërtesën e Fakultetit të Kimisë në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’.
Grafite në stacionin e trenit në Prishtinë.
Një fytyrë e gëzuar e vizatuar në një kuti, ku brenda saj janë të vendosura matësit elektrikë.
Muri i urës poshtë rreth-rrotullimit kryesor në hyrje të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës.
Punim i realizuar nga artistë italianë në vitin 2019, afër stacionit të trenit në Prishtinë.
Grafite në Prishtinë të punuara nga artistë spanjollë.
Punimet e artistëve të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë, që i dhanë jetë kësaj pjesë të hekurudhës në Prishtinë. Hekurudha mbeti e papërdorur pas mbarimit të luftës.
Mural i një artisti suedez, afër stacionit të autobusëve në Prishtinë.
Artisti francez, Tom Wild Sketch, më 2019 vizatoi portretin e një gruaje.
Një karrocë e braktisur afër një murali poshtë një ure në Prishtinë.
Një i ri ecën pranë një murali të punuar në vitin 2019.