Associated Press
Mjekët amerikanë duhet të kontrollojnë rregullisht të gjithë të rriturit nën moshën 65-vjeçare, për të kuptuar nëse vuajnë nga ankthi, ka propozuar Task-forca për shërbime parandaluese në Shtetet e Bashkuara.
Kjo është hera e parë që është rekomanduar diçka e tillë për të rriturit pa simptoma.
Propozimi është i hapur për diskutime publike deri më 17 tetor, mirëpo ky grup shpesh e ka të konfirmuar draft-udhëzimin.
Rekomandimet janë të bazuara në një hulumtim që ka nisur para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, i cili ka vënë në pah përfitimet dhe rreziqet nga kontrolle të tilla.
Duke marrë parasysh problemet në rritje të shëndetit mendor, të cilat janë të lidhura me izolimin dhe stresin e pandemisë, udhëzimet e reja kanë ardhur “në kohën e duhur”, ka thënë Lori Pbert, anëtare dhe bashkë-autore e dokumentit.
Your browser doesn’t support HTML5
Pbert është hulumtuese për psikologji në Shkollën Mjekësore Chan, që funksionon në kuadër të Universitetit Masaçusets.
Task-forca ka thënë se të dhënat për përfitimet, duke përfshirë trajtimet efektive, tejkalojnë të gjitha rreziqet.
Çfarë është ankthi?
Sipas Institutit Kombëtar për Shëndetin Mendor në SHBA, ankthi i zakonshëm është pjesë normale e jetës.
Shumë njerëz brengosen për shëndetin, problemet familjare apo situatën financiare.
Mirëpo problemet me ankth janë më të gjata dhe më të rënda sesa shqetësimi i përkohshëm.
Niveli i tillë i ankthit nuk largohet pa trajtim, dhe madje mund të përkeqësohet pas një kohe.
SHIKONI EDHE: Një mik në anën tjetër të telefonitSimptomat mund të ndikojnë në përditshmërinë e një individi, sikurse në punë, shkollë dhe marrëdhëniet me komunitetin.
Ekzistojnë disa lloje të ankthit: sulme paniku, shqetësim nga turmat dhe fobi të ndryshme.
Disa faktorë që mund të çojnë në shqetësime të tilla janë:
- Ndjenja e nervozës kur një person përballet me situata të reja
- Ekspozimi në ambiente negative dhe stresuese
- Historiku i çrregullimeve të tilla në mesin e familjarëve
Problemet me stresin janë në mesin e ankesave më të shpeshta sa i përket shëndetit mendor, duke prekur 40 për qind të grave amerikane, të paktën një herë në jetën e tyre.
Probleme të ngjashme raportojnë edhe më shumë se një në katër burra, ka thënë Pbert.
Njerëzit me ngjyrë, ata që jetojnë në varfëri, njerëzit që kanë humbur partnerët, dhe ata që kanë probleme tjera mendore, janë në mesin e të rriturve që kanë më shumë mundësi të përballen me ankth, i cili mund të shpërfaqet si sulm paniku apo fobi të ndryshme.
Po ashtu, rreth një në 10 gra shtatzëna apo lehona përballen me ankth.
SHIKONI EDHE: Masat parandaluese kundër depresionitKontrollet e zakonshme do të përfshinin pyetësorë të shpejtë rreth simptomave sikurse frika dhe shqetësimet që ndërlidhen me aktivitete të zakonshme.
Shërbime të tilla mund të ofrohen në qendrat për kujdes parësor, ka thënë task-forca, ndonëse nuk e ka specifikuar sa shpesh duhet të kryhen kontrolle të tilla.
“Gjëja më e rëndësishme që duhet ditur është se një testim i tillë nuk është i mjaftueshëm për të diagnostikuar ankthin”, ka thënë Pbert.
Hapi i radhës përfshin një vlerësim më të thuktë nga një profesionist i shëndetit mendor, ndonëse Pbert e ka pranuar se sigurimi i një ndihme të tillë mund të bëhet proces i vështirë, duke marrë parasysh mungesën e profesionistëve.
Megan Whalen, 31-vjeçare, specialiste e marketingut, është diagnostikuar me ankth më 2013.
Ajo beson se kontrollet për shëndetin mendor duhet të bëhen po aq shpesh sa ato për shëndetin fizik.
“Shëndeti është shëndet, qoftë problem që shihet apo jo”, ka thënë Whalen, nga Nju Xhersi.
SHIKONI EDHE: OBSH paralajmëron ndikim afatgjatë të COVID-19 në shëndetin mendorAsaj i kanë ndihmuar terapitë me ilaçe dhe konsultat tjera me mjekun, ndonëse simptomat i janë përkeqësuar përgjatë pandemisë së koronavirusit.
“Pandemia më ka bërë që të frikësohem nëse e lë shtëpinë, ankthi më ka bërë të mendoj se secili ambient jashtë shtëpisë së fëmijërisë time është i pasigurt”, ka thënë Whelan.
“Unë ende përballem me ndjenjën e frikës ndonjëherë. Është pjesë e jetës sime tani, edhe pse tentoj ta menaxhoj sa më mirë që mundem”.
Task-forca beson se ende nuk janë bërë hulumtime solide nëse duhet rekomanduar që të kryhen kontrolle të rregullta kundër ankthit te personat mbi moshën 65-vjeçare.
Ky grup vazhdon të rekomandojë që fëmijët dhe të rriturit të bëjnë kontrolle rreth simptomave të depresionit, mirëpo ka thënë se ende nuk ka prova të mjaftueshme për të vlerësuar përfitimet dhe dëmet e kontrolleve të tilla te personat që nuk kanë simptoma shqetësuese për vetëvrasje.
SHIKONI EDHE: Vetëvrasjet në një spital në Bosnje ngrenë shqetësime për shëndetin mendorEdhe më 2020, një grup i lidhur me Kolegjin amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve, ka rekomanduar kontrolle rutinore për vajzat mbi moshën 13-vjeçare dhe gratë, ashtu që të kontrollohen simptomat e ankthit.
Melissa Lewis-Duarte, instruktore për mirëqenie nga Arizona, ka thënë se frymëmarrja ritmike, meditimi dhe përpilimi i një liste – në baza ditore - me tri gjërat për të cilat jeni mirënjohës/e, i ka ndihmuar asaj në menaxhim të ankthit.
“Mjekët thonë ‘Sigurohuni që po flini mjaftueshëm, kontrolloni stresin tuaj’. Po, e kuptoj këtë gjë”, mirëpo jo secili di ta menaxhojë këtë situatë, ka thënë 42-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve.
“Është e vështirë që të bëni prioritet shëndetin ndaj vetvetes, mirëpo diçka e tillë është e domosdoshme”.