Në Prishtinë organizohet marsh në përkrahje të Izraelit
Your browser doesn’t support HTML5
Rreth 20 persona në Prishtinë janë mbledhur më 21 maj para qeverisë për të shprehur përkrahjen e tyre ndaj shtetit të Izraelit pas shpërthimit të luftimeve mes këtij shteti dhe militantëve të Hamasit. Një përkrahje e tillë në Prishtinë u organizua para një jave edhe për palestinezët. Të premten në mëngjes Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje për ndaljen e dhunës pas 11 ditëve të luftimeve.