Në kërkim të freskisë në Prishtinë
Dy fëmijë duke u zhytur në pishinë gjatë vapës së madhe në Prishtinë. 18 korrik 2023
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga temperaturat e larta gjat ditëve në vijim, për t’iu shmangur komplikimeve të mundshme shëndetësore.
Një fëmijë duke u freskuar nga vapa e madhe në një shatërvan në kryeqytetin kosovar. 18 korrik 2023.
Një djalë duke u zhytur në ujë. 18 korrik 2023
Ministria e ka përmendur rrezikun e goditjes nga vapa, andaj ka rekomanduar që njerëzit me sëmundje kronike të mos ekspozohen në rreze të diellit në intervalin 10:00 – 17:00.
Fëmijët duke e mundur nxehtësinë e madhe në njërin nga shatërvanët e kryeqytetit. 18 korrik 2023.
Dy të moshuar duke pushuar nën hijen e pemëve në sheshin e kryeqytetit. 18 korrik 2023.
Temperatura mesatare në botë e ka prekur shifrën 16.89 gradë Celsius më 3 korrik dhe e ka tejkaluar shifrën 17 gradë për herë të parë më 4 korrik, me një mesatare globale prej 17.04 gradë Celsius.
Dy vajza shihen në një tendë nën hije në Parkun e Gërmisë. 18 korrik 2023.
Parku i Gërmisë gjatë valës së nxehtësisë. 18 korrik 2023
Një e moshuar mbrohet nga dielli përvëlues duke e mbajtur mbi kokë një copëz kartoni. 18 korrik 2023.
MSH-ja i ka porositur qytetarët të qëndrojnë të hidratuar, të vishen me veshje të lehta, të pinë shumë ujë, t'i shmangin pijet me sheqer, t’i hapin dritaret, ta reduktojnë përdorimin e pajisjeve elektronike dhe të qëndrojnë në hije.
Një djalosh e spërkat veten për t'u freskuar nga vapa e madhe në Prishtinë. 18 korrik 2023.
Dy djem duke i shijuar rrezet e diellit buzë pishinës në Prishtinë. 18 korrik 2023.
Agjencia evropiane e Statistikave, EUROSTAT, ka vlerësuar se mbi 61.000 persona kanë vdekur në Evropë gjatë valës së nxehtësisë vitin e kaluar.
Një fëmijë duke u zhytur në njërin prej shatërvanëve në sheshin e kryeqytetit gjatë valës së nxehtësisë. 18 korrik 2023.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, era me raste mund të ndikojë që temperaturat të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.