Lepenci ngufatet nga mbeturinat
Lepenci, sikurse lumenj të tjerë në Kosovë, po përballet me ndotje dhe degradim të vazhdueshëm.
Shishe të plastikës, bidonë dhe mbetje të tjera kanë mbuluar një pjesë të këtij lumi në Kaçanik.
Ky lokacion nga banorët lokalë njihet si “Guri i shpuar”.
Një pamje më larg e mbeturinave të grumbulluara në lumin Lepenc.
Në rrjedhën e Lepencit janë ndërtuar disa hidrocentrale.
Lumi Lepenc është një prej lumenjve më të prekur nga dëmtimi dhe ndotja.
Aty derdhen edhe ujëra të zeza dhe hidhen mbeturina.
Raporti i organizatës Dplus, ‘Politika në praktikë - sfidat nga ndotja e lumenjve dhe menaxhimit të mbeturinave në Kosovë’, i vitit 2023, ka gjetur se shfrytëzimi i paligjshëm i zhavorrit, derdhja e ujërave të zeza nga qytetarët dhe bizneset në lumenj, pa u trajtuar në impiante, mbetjet e shumta në rrjedhat e lumenjve dhe mbetjet inerte përgjatë brigjeve të tyre, janë faktorët kryesorë që po degradojnë pasuritë kryesore natyrore të Kosovës.
Nxjerrja e zhavorrit nga lumenjtë në Kosovë është e ndaluar që nga viti 2016 përmes një Udhëzimi Administrativ.
Ligji për Ujëra në Kosovë përcakton që nxjerrja e zhavorrit nga operatorët e licencuar është e ndaluar më afër se 150 metra prej shtratit natyror të lumit.
Sipas këtij raporti, ndotja më e madhe e lumit shkaktohet nga derdhja e ujërave të zeza nga shtëpitë dhe bizneset, “ishujt” e qeseve plastike dhe mbeturina tjera.
Përmirësimi i situatës, sipas raportit, është i vështirë për shkak se buxheti për sektorin e ujit është i pamjaftueshëm.
Ngufatja e lumit nga mbeturinat.