Ndizen qirinj në nderim të viktimave të masakrës së Reçakut

Një burrë shihet duke i vendosur lulëkuqen një djaloshi. Qendra që ka organizuar ceremoninë e 15 janarit, u ka kërkuar institucioneve të Kosovës që lulëkuqen ta shpallë simbol përkujtimor të gjenocidit në Kosovë.

Këtë lule e përdorin edhe disa shtete tjera në botë si simbol përkujtimor për viktimat e luftës.
 

Përgjatë ceremonisë janë ndezur edhe qirinj.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë më herët gjatë ditës se viktimat e Reçakut i kanë treguar botës për tragjedinë që e kanë përjetuar shqiptarët më 1999.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po ashtu se masakra e Reçakut ka nxitur më së shumti ndryshime të qëndrimeve të shteteve të huaja për “atë që po bënte Serbia në Kosovë”.

Pamje tjera të ndezjes së qirinjve. Thirrja për një përkujtim të tillë është bërë edhe në qytetet tjera të Kosovës.

Në ballinën e librit në mes shihet fotografia e William Walkerit, i cili gjatë vitit 1999 ka shërbyer si shef i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë dhe ka dokumentuar krimet e kryera në këtë fshat.

Vetë Walker ka thënë paraditen e së dielës se në Reçak është kthyer edhe në rreth 15 përvjetorë tjerë për të parë sërish banorët e fshatit.

Ceremonia e ndezjes së qirinjve është përcjellë me thirrjet "Kurrë më".