Pas ndalimit të muzikës, muzikanti afgan shet në rrugë për mbijetesë
Your browser doesn’t support HTML5
Para qeverisjes së talibanëve në Afganistan, Sardar Mohammad siguronte jetesën dhe e mbante familjen e tij duke i rënë harmonikës, një instrument tradicional popullor, i cili ishte shumë i pëlqyer nëpër ahengje. Që prej kthimit të talibanëve në pushtet, në gushtin e vitit 2021, luajtja dhe dëgjimi i muzikës është ndaluar, teksa ligjëratat fetare apo leximet e Kuranit i kanë zëvendësuar meloditë që dikur dëgjoheshin në dasma. Tani, disa muzikantë janë detyruar të bëhen shitës ushqimesh në rrugë, përderisa dyqanet muzikore qëndrojnë të heshtura në distriktin e Kabulit ku dikur ato gjallëronin. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)