Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s u mblodhën të enjten për të diskutuar marrëdhëniet me Kievin zyrtar dhe se si do të veprohet në të ardhmen, pasi lufta e Rusisë kundër Ukrainës pengon aspiratat e saj për t'iu bashkuar së shpejti Aleancës më të madhe të sigurisë në botë.
Ministrat kanë planifikuar të marrin pjesë në një mbledhje shtesë në selinë e NATO-s, të njohur si Grupi i Kontaktit në Ukrainë i udhëhequr nga SHBA-ja.
Ky forum frekuentohet në mënyrë rutinore nga aleatët e Ukrainës në një përpjekje për të siguruar burime ushtarake, si armë dhe municione për të ndihmuar Kievin në luftimin e pushtimit rus.
SHIKONI EDHE: SHBA zgjeron mbështetjen ushtarake për Ukrainën me 325 milionë dollarëTakimi i NATO-s realizohet një muaj përpara se presidenti amerikan, Joe Biden, dhe homologët e tij të mblidhen për një samit në Lituani, në një paraqitje simbolike të mbështetjes për Ukrainën.
Ata pritet të nënvizojnë vendosmërinë e tyre për të vepruar nëse presidenti rus, Vladimir Putin, përpiqet të zgjerojë luftën drejt Perëndimit.
NATO-ja ra dakord në vitin 2008 që Ukraina do t'i bashkohej organizatës një ditë, por nuk caktoi një datë që ajo të fillonte bisedimet e anëtarësimit.
SHIKONI EDHE: Blinken shpreson që ofensiva ukrainase do të detyrojë Putinin të negociojëMe fillimin e luftës, Ukraina aplikoi për "aderim të përshpejtuar" në NATO, më 30 shtator. Me gadishullin e Krimesë të aneksuar dhe trupat ruse dhe separatistët pro-Moskës që mbajnë pjesë të jugut dhe lindjes, nuk është e qartë se si do të duken kufijtë e Ukrainës në të ardhmen.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se nuk ka konsensus për anëtarësimin e vendit përderisa është në luftë me Rusinë.
"Ne pajtohemi se detyra më urgjente tani është të sigurohemi që Ukraina të mbizotërojë si një komb sovran i pavarur, sepse nëse Ukraina nuk mbizotëron dhe mund të vazhdojë si një shtet demokratik në Evropë, nuk ka asnjë çështje anëtarësimi për t'u diskutuar", tha ai, përpara takimit.
SHIKONI EDHE: Ish-gjenerali amerikan: Putin më parë përdor armë bërthamore sesa humb luftën në UkrainëStoltenberg tha se ai pret që Aleanca prej 31-vendesh "të bjerë dakord për një program shumëvjeçar ku ne ndihmojmë për të lëvizur Ukrainën në kalimin nga standardet, pajisjet, procedurat, doktrinat e vjetra në standardet e NATO-s, dhe të bëhet plotësisht e ndërveprueshme me NATO-n".
NATO-ja nuk ka prezencë zyrtare në Ukrainë dhe si organizatë ofron vetëm mbështetje jovdekjeprurëse për Kievin, megjithëse aleatët individualisht e furnizojnë me armë dhe municione.