Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë mund të vazhdojë me vite dhe kërkoi furnizimin për Kievit me armë të fundit, edhe nëse "kostot janë të larta”.
Paralajmërimet erdhën pasi Rusia rriti ofensivën e saj kundër Severodonjeckut dhe qyteteve të tjera lindore të Ukrainës.
"Ne duhet të përgatitemi për faktin se lufta mund marr vite. Ne nuk duhet të heqim dorë nga mbështetja e Ukrainës”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, më 19 qershor, për gazetën gjermane Bild am Sonntag.
"Edhe nëse kostot janë të larta, jo vetëm për mbështetjen ushtarake, edhe për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve".
Pas vizitës së tij në Kiev më 18 qershor për të treguar mbështetje për Ukrainën, kryeministri britanik Boris Johnson shkroi në Sunday Times të Londrës se "koha është faktori jetik" dhe "gjithçka do të varet nga fakti nëse Ukraina mund të forcojë aftësinë e saj për të mbrojtur tokën e saj më shpejt se Rusia mund të rinovojë kapacitetin e saj për të sulmuar”.
SHIKONI EDHE: Johnson premton më shumë ndihmë ushtarake për UkrainënMë 17 qershor, Komisioni Evropian ka rekomanduar dhënien e statusit të vendit kandidat për Ukrainën.
Rekomandimet e 17 qershorit të KE-së do të diskutohen nga liderët e BE-së gjatë takimit më 23 dhe 24 qershor në Bruksel, ku do të merret vendimi përfundimtar për rekomandimet e Komisionit Evropian.
SHIKONI EDHE: KE-ja rekomandon statusin kandidat për Ukrainën dhe MoldavinëPresidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi më 18 qershor, ushtarët në vijën e frontit jugor në rajonin e Mykolaiv rreth 500 kilometra nga Kievi
Një ditë pas, ai tha përmes Telegramit se "ushtria, policia [dhe] Garda Kombëtare.. mos dyshoni në fitoren tonë".
Zelensky tha se nuk do t'ia japin jugun askujt dhe se gjithçka që është e tyre do ta marrim mbrapsht.
SHIKONI EDHE: Luftime dhe bombardime të ashpra në lindje të UkrainësShtabi i Përgjithshëm ukrainas i Forcave të Armatosura tha më 19 qershor se trupat ruse po përqendrojnë përpjekjet e tyre kryesore në drejtim të Syeverodonjckut dhe Bakhmut.
Trupat ruse po bombardojnë pozicionet e trupave ukrainase dhe infrastrukturës civile në zonën e qytetit binjak të Lysychansk ngjitur me Syeverodonjckun dhe vendbanimeve të tjera me artileri topash dhe sisteme raketash me shumë lëshime.
Ata thanë se Rusia po përpiqet gjithashtu të kapte Slavyanskun.
SHIKONI EDHE: Rusia intensifikon sulmet në Severodonjeck teksa tre liderë evropianë vizitojnë KievinJavën e kaluar, tre liderët evropianë, presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministri italian, Mario Draghi kanë vizituar Kievin.