Kristalet e Trepçës
Kristale të nxjerra nga thellësia e horizonteve të minierës së Stantërgut, të cilat janë të ekspozuara në Muzeun e Trepçës.
Muzeu shtetëror i kristaleve dhe mineraleve të ndërmarrjes Trepça - Stantërg.
Vagon me kristale në oborrin e Muzeut të kristaleve dhe mineraleve. Grumbullimi i tyre ka nisur qysh nga vitet '60.
Pamje të kristaleve ngjyrash të ndryshme të ekspozuara në oborrin e muzeut.
Në muze janë të ekspozuara mbi dy mijë kristale të ndryshme.
Muzeu ka kristale kryesisht nga galaniti, sfaleriti, piriti, pirotina, kuarci, kalciti e të tjera.
Një kristal i nxjerrë nga një thellësi prej 800 metrash nën tokë nga miniera e Stantërgut. Kalcit CaCO3.
Ky kristal galeniti në formën e një qyteti është gjetur në minierat e Trepçës.
Disa kristale të ekspozuara kryesisht nga galeniti, sfaleriti, piriti, pirotina, kuarci, kalciti.
Një tjetër kristal i llojit galenit.
Në Muzeun e Kristaleve janë të ekspozuara afër 70 lloje të veçanta mineralesh.
Një kristal sfalerit - rodokrozit, Znd-Mnco3.
Disa nga kristalet e nxjerra ndër vite nga minierat e Trepçës që ruhen në muze.
Dy kristale të ekspozuara – kuarc dhe gips. Këto kristale kanë vlera të ndryshme monetare, por ciceroni i muzeut, Ibrahim Musa, thotë se kjo vlerë nuk dihet.
Disa nga kristalet dhe veglat e punës të ekspozuara në muze.
Vegla të vjetra të shekullit XI ose XII.
Ibrahim Musa, inxhinier i Gjeologjisë, ciceron i Muzeut të kristaleve në Trepçë.
Muzeu i kristaleve brenda vitit pret më shumë se tetë mijë vizitorë.