Misteri i zjarrit në Mjekësinë Ligjore
Your browser doesn’t support HTML5
Instituti i Mjekësisë Ligjore ku mbahen prova të rëndësishme për vdekjet e dyshimta në Kosovë, u përfshi nga zjarri dy herë brenda këtij viti. Derisa hetimet vazhdojnë për të dyja rastet, si shkaktar të zjarrit zyrtarët e përmendën rrjetin elektrik. Organet e hetuesisë ende nuk kanë konfirmuar shkaqet e zjarrit në të dy rastet derisa nga Instituti thonë se dëmet nuk janë të mëdha.