Mijëra gjoba për mosrespektim të masave

Nga 30 gushti janë në fuqi masat e reja kundër koronavirusit. Që atëherë, në rrugët e Prishtinës dhe qyteteve të Kosovës, prania e policëve është shtuar, të cilët po shqiptojnë edhe gjoba për qytetarët që po thyejnë rregullat. Policia e Kosovës tha më 31 gusht se në 24 orësihin paraprak ka shqiptuar 2.479 gjoba për shkelje të ligjit kundër COVID-19. 

Sipas masave të reja, të gjithë qytetarët obligohen të mbajnë maska, edhe kur janë duke ecur vetë në ambinte të hapura. 

Por, kjo të gjithë qytetarët në Prishtinë, më 31 gusht, kishin maska të vendosura në fytyrë. 

Autoritetet kanë thënë se personat që nuk respektojnë masat do të gjobiten në bazë të ligjit për mbrojtjen nga koronavirusi. 

Sipas masave të reja, nga ora 22:00 deri në orën 05:00 kufizohet lëvizja e qytetarëve. 

Autoritetet qeveritare kanë thënë se gjendja me pandeminë është në një "pikë kritike", teksa Kosova më 28 gusht regjistroi 36 viktima - shifrën më të lartë të rasteve me fatalitet brenda një dite që prej shfaqjes së pandemisë në mars të vitit 2020. 

Varianti Delta, që është variant më ngjitës, është bërë varinati dominues në Kosovë. Autoritetet shëndetësore, thanë se sipas një analize të bërë në muajin gusht, si pasojë e këtij varianti, numri i infektimeve të reja është 20-fishuar. 

Në Kosovë fushata e vaksinimit kundër koronavirusit po vazhdon dhe sipas ekspertëve shëndetësorë, vaksinimi ofron mbrojten më të mirë kundër COVID-19.

Sipas Qeverisë së Kosovës, pas 13 shtatorit, punëtorëve të sektorit publikë do t'iu kërkohet dëshima e vaksinimit kundër COVID-19 apo test negativ, në mënyrë që të mund të hyjnë në vendet e tyre të punës. 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus, janë shtuar në mbi 1.600 kapacitetet e shtretërve në spitalet dhe klinikat ku po trajtohen pacientët me koronavirus.