Qytetarët kërkojnë drejtësi për Astrit Deharin
Your browser doesn’t support HTML5
Mijëra qytetarë sot marshuan në Prishtinë me moton “Një popull për drejtësi” në trevjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Në këtë marsh kanë marrë pjesë familjarë të aktivistit Astrit Dehari, përfaqësues politikë, përfshirë edhe liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti si dhe personalitete tjera.