"Kur dita më e keqe shndërrohet në forcë"
Your browser doesn’t support HTML5
Me parulla si “Bëhu zëri im” dhe “Jemi me ju”, një grup i qytetarëve të Kosovës shënoi 14 prillin, Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së viteve 1998/99, me një marsh në përkrahje të viktimave. Përveç nevojës për mbështetjen e tyre, pjesëmarrësit kërkuan që viktimave t’u sillet edhe drejtësi për krimin e kryer mbi to.