Opozita druan se pushteti po tenton që të shtyjë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara më 12 prill të vitit 2020, me arsyetimin se përbërja aktuale e Kuvendit nuk duhet të shpërndahet pasiduhet të presë ratifikimin e protokollit për anëtarësim në NATO nga ana e Spanjës, që më pas edhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të miratojë ratifikimin, ashtu siç parashikojnë procedurat e aleancës.
Nga VMRO DPMNE-ja kanë dalë me propozimin që Kuvendi të mos presë Spanjën, por të ratifikojë protokollin deri në fund të dhjetorit, për të pamundësuar shtyrjen e zgjedhjeve dhe formimin e Qeverisë teknike, më 3 janar 2020. Propozimin fillimisht e kanë dërguar në Kuvend, por i njëjti është refuzuar me arsyetimin se së pari duhet të kalojë në Qeveri.
“Iniciativa jonë ka për qëllim që të përshpejtojë dhe të sigurojë ratifikimin e marrëveshjes me Aleancën Veri-atlantike dhe protokollin për anëtarësim në këtë organizatë...Këtë e bëjmë edhe nga nevoja se çdo ditë e më tepër kërkojnë mënyra t’iu shmangur zgjedhjeve. Në Aleancë ka praktika të tilla ratifikimi. Mundësia për ta zgjidhur është e madhe, me qëllim që të mos kemi probleme”, ka deklaruar Nikolla Micovski, kryetar i Grupit Parlamentar të VMRO DPMNE-së.
SHIKONI EDHE: Shkup: Shoqëria civile u kërkon deputetëve të emërojnë drejtuesit e institucioneveEdhe opozita shqiptare ka kërkuar nga shumica që të mos kërkojë alibi për të shtyrë zgjedhjet, ndërsa ka theksuar, gjithashtu, se protokolli mund të ratifikohet edhe pas zyrtarizimit të datës së zgjedhjeve apo shpërndarjes së Kuvendit.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, dyshon se pas qëllimit për shtyrjen e zgjedhjeve qëndron data e zgjedhjeve, 12 prill që, sipas tij, nuk u përgjigjet aspak partive në pushtet.
“Të mos jetë NATO-ja objekt i qëllimeve të disa aktorëve politikë, të cilët duan ta shtyjnë datën e zgjedhjeve të caktuar për 12 prill. Ne jemi të vetëdijshëm pse e kërkojnë. Shfrytëzojnë këtë moment që të arrijnë sa më pak qytetarë që të jenë prezent më 12 prill këtu... Sipas gjitha gjasave ato frikësohen kur shohin shumë shqiptarë dhe më 12 prill do të ketë shumë shqiptarë pasi do të vijë edhe diaspora”, ka deklaruar Sela.
SHIKONI EDHE: Beteja e partive të vogla për zgjedhje me një njësi zgjedhoreNga Lidhja Social Demokrate kanë thënë se shtyrja e zgjedhjeve mund të jetë një nga opsionet e mundshme në rast se nuk arrihet konsensus që protokolli për anëtarësim të NATO-s të ratifikohet edhe në rast të shpërndarjes së Kuvendit.
“Kuvendi mund të caktojë seancë edhe pas vendimit për shpërndarjen e tij, pasi edhe më parë kemi pasur raste kur Kuvendi është thirrur për ngjarje të rëndësishme. Vlerësoj se nuk do të ishte aspak veprim serioz që ratifikimin e protokollit ta bëjmë para se këtë ta bëjnë të gjitha shtetet anëtare të NATO-s, pra duhet të presim edhe Spanjën dhe pastaj ne të bëjmë ratifikimin. Është e vërtetë se kemi pasur precedentë të tillë si ai me Malin e Zi, por krerët e Aleancës nuk pëlqejnë që precedentë të tillë të përsëriten”, ka deklaruar ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
SHIKONI EDHE: Shkupi pret formimin e qeverisë së re në Madrid për të siguruar anëtarësim në NATOKryeministri Zoran Zaev gjatë takimit të mërkurën në Londër me kryeministrin e Spanjës Sançev, tha se ka marrë garanci se në muajin janar Spanja do të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Zgjedhjet e parakohshme më 12 prill janë caktuar menjëherë pasi vendi dështoi të merrte datën e bisedimeve të anëtarësimit në samitin e BE-së në tetor, por atëherë kryeministri Zaev kishte theksuar se në zgjedhje vendi do të hyjë si anëtar i plotfuqishëm i NATO-s, që mund të mos ndodhë për shkak të procedurave rreth Qeverisë së re në Spanjë dhe mosratifikimit të dokumentit në Kuvendin e Maqedonisë, për shkak se vendi do të hyjë në periudhën zgjedhore me një qeveri të re teknike.