Manovra artilerie në Arktik: NATO stërvitet pranë kufirit me Rusinë

Your browser doesn’t support HTML5

Mijëra trupa të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) po trajnohen me artileri në Finlandë, vetëm 100 kilometra larg kufirit me Rusinë. Ushtarë nga më shumë se 20 vende janë dislokuar për një prej manovrave më të mëdha në historinë e vonë të aleancës. Korrespondentja e Radios Evropa e Lirë, Olena Abramovych, raporton nga Rovajarvi, teksa Finlanda është bërë mikpritëse e ushtrimeve të para të tilla që kur i është bashkuar NATO-s më 2023. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)