Manifestim i heshtur për vrasjen e Sebahate Morinës
Your browser doesn’t support HTML5
Dhjetëra gra kanë ndezur qirinj afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të kujtuar Sebahate Morinën, 42-vjeçare, e cila dyshohet se është vrarë nga ish-burri më 14 mars në Prishtinë. Sipas raportimeve të organizatave, që merren me monitorimin e institucioneve të drejtësisë, ish-burri i Sebahates kishte ushtruar dhunë edhe më herët ndaj saj. Shumë organizata joqeveritare kanë akuzuar qeverinë dhe prokurorinë se kanë dështuar ta mbrojnë këtë viktimë, si dhe shumë viktima tjera gra që janë vrarë gjatë viteve të fundit në Kosovë.