AFP
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se shteti i tij është “në luftë” me lëvizjen palestineze Hamas, e cila lëshoi raketa dhe militantët e saj u infiltruan në Izrael nga Gaza më 7 tetor. Po ashtu, militantët palestinezë u përleshën edhe me forcat tokësore izraelite.
SHIKONI EDHE: Izraeli “në luftë” pas sulmit të Hamasit, qindra të vdekurIzraeli veçse ka zhvilluar katër luftëra me militantët palestinezë në Rripin e Gazës që kur forcat dhe kolonët e tij u tërhoqën nga ky territor më 2005. Luftërat janë zhvilluar më 2008, 2012, 2014 dhe 2021.
Më poshtë mund të mësoni gjërat kyçe për luftërat mes Izraelit dhe Gazës:
Operacioni i vitit 2008
Më 27 dhjetor të vitit 2008, Izraeli nisi një fushatë të sulmeve ajrore kundër militantëve në Gaza. Operacioni u quajt “Plumbi”. Ky operacion synonte që të ndalte sulmet me raketa të palestinezëve në territorin e Izraelit.
Më pas, Izraeli dislokoi edhe forca tokësore.
Deri kur u shpall armëpushimi më 18 janar, 1.400 palestinezë dhe 13 izraelitë u vranë.
2012: “Shtylla e Mbrojtjes”
Më 14 nëntor të vitit 2012, Izraeli nisi operacionin e quajtur “Shtylla e Mbrojtjes”. Izraeli kreu sulme me raketa dhe vrau komandantin kryesor të Hamasit, Ahmed Jaabari.
Në konfliktin që zgjati tetë ditë u vranë 177 palestinezë dhe gjashtë izraelitë.
Militantët në Gaza lëshuan mbi 1.000 raketa në territorin e Izraelit, por qindra prej tyre u penguan nga sistemi i mbrojtjes ajrore i quajtur “Kupola e Hekurt”.
SHIKONI EDHE: Aftësitë e Hamasit mund të frenojnë Izraelin2014: “Skaji Mbrojtës”
Më 8 korrik të vitit 2014, Izraeli nisi operacioni “Saji Mbrojtës”. Sërish, ky operacion synonte të ndalte raketat palestineze dhe shkatërrimin e tuneleve që përdoreshin nga militantët për t’u infiltruar në Izrael.
SHIKONI EDHE: Vazhdon lufta në GazaIzraeli sulmoi këtë enklavë nga ajri dhe deti.
Konflikti shatëjavor la të vrarë 2.251 palestinezë dhe 74 izraelitë, përfshirë 68 ushtarë.
Maj, 2021: Lufta 11-ditore
Izraeli iu kundërpërgjigj breshërive të raketave të lëshuara nga Hamasi me një fushatë 11-ditore të sulmeve ajrore dhe të artilerisë. Në këtë konflikt u vranë të paktën 248 persona në Gaza, përfshirë 66 fëmijë.
Në anën izraelite u vranë 13 persona, përfshirë një ushtar.
Hamasi kishte kryer sulm me raketa pas përleshjeve mes forcave të sigurisë së Izraelit dhe palestinezëve në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jerusalem. Si pasojë e përleshjeve, qindra palestinezë ishin plagosur.
SHIKONI EDHE:
Pesë gjëra që duhet t’i dini për konfliktin e fundit izraelito-palestinezSi erdhi deri te përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Gaza?Maj, 2023: Përleshjet me Xhihadin Islamik
Pesë ditë luftime midis Izraelit dhe grupit tjetër militant në Gaza të quajtur Xhihadi Islamik, lanë të vrarë 33 persona në Gaza dhe dy në Izrael – një punëtor palestinez nga Gaza dhe një izraelit të moshuar.
SHIKONI EDHE:
Armëpushim midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Rripin e GazësIzraeli vret liderin e dytë të grupit Xhihadi Islamik PalestinezPërmes sulmeve ajrore, Izraeli vrau të paktën gjashtë figura të larta të Xhihadit Islamik, që konsiderohet grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Të paktën gjashtë fëmijë dhe shumë civilë po ashtu u vranë në Gaza, para se Egjipti të negocionte një marrëveshje armëpushimi.
Përgatiti: Mimoza Sadiku