Lista Serbe s’lejohet në Kuvendin e Kosovës
Your browser doesn’t support HTML5
Deputetët e Listës Serbe u penguan të marrin pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës. Pengimin e tyre e bënë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili i akuzoi ata për keqpërdorim të parasë publike, si dhe bashkëpunim me Millan Radoiçiqin. Deputetët e Listës Serbe paraqiten në Kuvendin e Kosovës një herë në gjashtë muaj sa për të ruajtur mandatin dhe për të siguruar vazhdimin e marrjes së pagave.