Komani, liqenit që ndotja ia rrezikon bukurinë
Tashmë një atraksion turistik në Shqipëri, bukuria e liqenit të Komanit është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.
Një varkë me turistë në ujërat e liqenit.
Në fillim të muajit maj në sipërfaqen e liqenit shihej një sasi e madhe e mbeturinave.
Liqeni shtrihet në një sipërfaqe prej 34 kilometrash katrorë, ndërsa gjerësia e tij është rreth 400 metra.
Liqeni i Komanit rregullisht vizitohet nga turistë nga rajoni, si dhe nga vende të ndryshme të botës.
Në të kaluarën, organizata që merren me mbrojtjen e mjedisit, kishin ndërmarrë aksione për largimin e mbeturinave, por ato sërish janë kthyer në një sipërfaqe të madhe të liqenit.
Mbeturina të grumbulluara në një cep të liqenit.
Një shishe plastike është në mesin e të shumtave, bashkë me mbeturina të tjera që notojnë në sipërfaqen e liqenit.
Pamje e ndotjes së liqenit nga mbeturinat.
Liqeni i Komanit është i rrethuar nga kodra të dendura të pyllëzuara, shpate vertikale, gryka të thella.
Ky liqe artificial u ndërtua midis viteve 1979 – 1988 dhe mes tjerash shërben edhe për prodhimin e energjisë elektrike.
Mbeturinat e grumbulluara në liqen.
Liqeni i Komanit është një rezervuar në lumin Drin, që ushqehet nga lumenjtë Shala dhe Valbona.
Një shenjë paralajmëruese kundër hedhjes së mbeturinave në liqen.