Lindja e Mesme dhe Ukraina në krye të agjendës së udhëheqësve botërorë në OKB
Your browser doesn’t support HTML5
Udhëheqës nga e mbarë bota janë mbledhur në Nju Jork më 24 shtator për Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Tema dominuese pritet të jenë përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme – pas bombardimeve izraelite në Liban dhe sulmeve ndaj pajisjeve elektronike – si dhe konfliktet në Gazë dhe në Ukrainë.