Largimi i Bidenit: Kosovarët shpresojnë në vazhdimin e përkrahjes amerikane
Your browser doesn’t support HTML5
Qytetarët e Kosovës shpresojnë që politika amerikane të vazhdojë mbështetjen për vendin, pavarësisht tërheqjes së presidentit Joe Biden nga gara për një mandat të ri, në zgjedhjet e nëntorit. Në fshatrat e Ferizajt, pranë rrugës që mban emrin e djalit të Joe Bidenit, Beau, thonë se nuk do të harrojnë asnjëherë kontributin e familjes Biden për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.