Në laboratorin ku ekzaminohen paratë false
Në laboratorin e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, ekspertët ekzaminojnë monedha të dyshuara false, që iu dërgohen nga Policia e Kosovës.
Ekzaminimi i kartëmonedhës 50 euro nga ekspertët e forenzikës.
Dy euro false të ekzaminuara në laboratorin e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë.
Feriz Selimaj, ekspert e forenzikës, gjatë ekzaminimit të monedhave dhe kartëmonedhave të dyshuara false në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.
Monedhat me vlerë 2 euro janë më të falsifikuarat.
Dy kartëmonedha në vlerë 50 euro. Njëra origjinale dhe tjetra false, gjatë ekzaminimit në laborator.
Cilësia e kartëmonedhave dhe monedhave të falsifikuara, sipas Feriz Selimajt, ekspert i forenzikës, varion nga më e dobët deri në shumë e mirë.
Në laboratorin e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, brenda nëntë muajve të parë të këtij viti, ekspertët e forenzikës kanë ekzaminuar mbi 35 mijë monedha të falsifikuara, krahasuar me rreth 2.200 në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë thonë se posedojnë aparaturë të avancuar për identifikimin e parave false.
Vlera e saktë e këtyre parave false nuk bëhet e ditur nga Agjencia e Forenzikës, por, sipas një përllogaritjeje të përafërt, ajo arrin në rreth 70 mijë euro.
Kartëmonedhat prej 50 eurosh janë më të falsifikuarat që qarkullojnë aktualisht në tregun e Kosovës.
Me aparaturën në laboratorin e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, ekspertët thonë se paratë false identifikohen lehtë.
Laboratori i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë.
Një euro false dhe tjetra origjinale gjatë ekzaminimit në laboratorin e Agjencisë së Forenzikës.
Ekspertët e forenzikës pranojnë se për qytetarët nuk është e lehtë që t’i dallojnë paratë false nga ato origjinale.
Për kontrollin e vërtetësisë së parave, Banka Qendrore e Kosovës i këshillon qytetarët që të ndjekin tre hapa: “prek, shiko, kontrollo”.
Agjencia e Kosovës për Forenzikë.