Kuvendi i demokratëve nis me mirënjohje për Bidenin dhe me protesta ndaj politikave të tij
Your browser doesn’t support HTML5
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u prit me një reagim plot pasion nga mbështetësit në natën e parë të Kuvendit Kombëtar Demokrat, në Çikago. Në një fjalim gjatë të cilit nënvizoi arritjet e tij si president, Biden – i cili hoqi dorë nga gara për rizgjedhje në post një muaj më parë – tha se zgjedhja e Kamala Harrisit si nënpresidente e tij ka qenë ndër vendimet më të mira të tij. Përderisa udhëheqësit partiakë siguruan mbështetje në Kuvend, pati edhe protesta të mëdha nëpër rrugë, teksa mijëra njerëz shprehën zemërimin e tyre lidhur me mbështetjen e vazhdueshme amerikane për luftën e Izraelit në Gazë. (Përgatitën: Trim Haliti, Krenare Cubolli dhe Ekrem Fazliu)