Kryetarja e fshatit i përvishet transformimit të Shalës
Your browser doesn’t support HTML5
Xhyla Hoti Korpuzi, mësimdhënëse e Edukatës Fizike për gati dyzet vjet, ka katër muaj që është zgjedhur kryetare e fshatit Shalë - Komuna e Lipjanit. Ajo është gruaja e parë në këtë zonë që menaxhon një fshat. Në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë, ajo tregon se ka mbështetjen e komunitetit dhe shpalos plane që, siç thotë, do t’ua përmirësojnë jetën banorëve.