Festa e pavarësisë nëpërmjet fotografive

Parakalimi i Gardës Ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës në 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. 

Parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, FSK, në 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. 

Një vajzë e vogël me flamurin e Kosovës të punuar me letër origami.

Në 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës qytetarët mbanin edhe flamuj të SHBA-së, në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi. 

Parakalimi i ushtarëve të FSK-së nëpër sheshin kryesor të Prishtinës në shënimin e 17 Shkurtit.  

Një pjesëtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë parakalimit në 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.  

Një pjesëtar i FSK-së mban logon me flamurin e Kosovës dhe stemën e Ushtrisë. 

Parakalimi i i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.  

Garda Ceremoniale e Republikës së Kosovës gjatë parakalimit në 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Një vajzë e veshur me një bluzë ku shkruan Kosova, buzëqesh derisa mban një balon me hartën e Kosovës.

Një fëmijë me plis në kokë mban në dorë flamurin e Kosovës.

Monumenti i pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, që gjendet në Prishtinë sivjet u dedikohet grave, të cilat kanë qenë të suksesshme në fusha të ndryshme, si dhe atyre që kanë qenë viktima të dhunës.