Kosova me rritje të sektorit të TI-së, por me ngecje në edukim për teknologji
Your browser doesn’t support HTML5
Viteve të fundit në Kosovë janë hapur mijëra biznese që ofrojnë shërbime për kompani të mëdha ndërkombëtare në sektorin e teknologjisë së informacionit (TI). Por, sistemi arsimor i Kosovës nuk po arrin t'i përgatisë mjaftueshëm të rinjtë. Kjo për faktin se në shumë shkolla të Kosovës nuk ka kabinete e as kompjuterë për të zhvilluar orët e informatikës.