Kosova fillon reciprocitetin për targat
Your browser doesn’t support HTML5
Në të gjitha vendkalimet kufitare me Serbinë ka filluar reciprociteti për targat e veturave. Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar në Merdar, më 20 shtator i detyroi shoferët nga Serbia ta heqin ose ta fshehin çdo regjistrim dhe të vendosin një regjistrim të përkohshëm prej letre që vlen dy muaj dhe kushton pesë euro. Një vendim të tillë Serbia e aplikon për veturat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet.