Miliona euro të shkuara huq, Kosova pa stadium për ndeshje ndërkombëtare
Your browser doesn’t support HTML5
Aktualisht, Kosova nuk ka stadium për ndeshje ndërkombëtare. Stadiumi “Adem “Jashari” në Mitrovicë dhe ai “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me gjithë investimet milionëshe, tash për tash janë jashtë funksionit. Ata ishin të vetmit që plotësonin kriteret e UEFA-s për ndeshje ndërkombëtare, por edhe ishin shtëpi e klubeve Trepça dhe Prishtina. Këto klube janë pa shtëpi, thonë përfaqësuesit e tyre. Autoritetet e sportit thonë se punimet për renovimin e stadiumeve kanë nisur.