Kosova dënon sulmin në Barcelonë

Las Ramblas, 17 gusht

Përfaqësues të lartë të institucioneve te Kosovës si dhe qytetarë të Kosovës kanë dënuar sulmin i cili ndodhi ditën e enjte në Barcelonë, ku u vranë të paktën 14 persona dhe u plagosën 100 të tjerë, pasi një furgon goditi këmbësorët në Las Ramblas të Barcelonës.

Të anketuar për Radion Evropa e Lirë, qytetarët e Kosovës kanë shprehur keqardhje për humbjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm.

Miranda Dula 24-vjeçare, e cila studion ne Akademinë e Arteve në Universitetin e Prishtinës thotë se askush nuk ka të drejtë të marrë jetën e tjetrit, andaj ajo e dënon sulmin e fundit që ndodhi në Barcelonë të Spanjës.

Qofshin njerëzit e fajshëm ose të pafajshëm, askush nuk ka të drejtë të marrë jetën e tjetrit. Si e vranë një person sikur dhjetë, dënimi duhet ekzistuar dhe shkojë në vend, për kryesit e aktit", tha Kelmendi.

Your browser doesn’t support HTML5

Pamje nga sulmi terrorist në Barcelonë

Edhe Sadik Morina, ekonomist me profesion thotë se dënon sulmin e ditës së enjte që ndodhi në Barcelonë.

Na vjen keq që ka ndodh kjo tragjedi, dhe kudo që ndodhin këto raste në botë duhet të dënohen. Është dhimbje e madhe", tha Morina.

Edhe një tjetër qytetare, dramaturge me profesion, Kaltrina Berisha i tha Radios Evropa e Lirë se marrja e jetëve të pafajshme është e tmerrshme.

Ajo çka po ndodhë në botë është e tmerrshme, dhe sulmi në Barcelonë është jashtëzakonisht e dhimbshme, pasi viktimat kanë qenë të pafajshëm, besoj ka pasur edhe njerëz që kanë shkuar për pushime atje”, tha Berisha.

Sulmin në Barcelonë e ka dënuar presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, u cili ka thënë se populli i Kosovës bashkëndjenë me familjet e viktimave si pasojë e sulmit terrorist në Barcelonë.

Ne dënojmë ashpër këtë sulm dhe, së bashku me aleatët tanë, mbesim të palëkundur në luftën e përbashkët dhe të pa kompromis kundër terroristëve kudo në botë”.

Vlerat demokratike që shoqëritë tona i kanë ndërtuar, nuk do të mund të përdhosen nga sulme të tilla qyqare kundër qytetarëve të pafajshëm’’,ka shkruar presidenti Thaçi në llogarinë e tij në Facebook .

Edhe liderë të tjerë reaguar pas sulmit në Barcelonë.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka shkruar në Twitter se është ‘’thellësisht i shqetësuar me zhvillimet dramatike në Barcelonë. Kosova qëndron përkrah popullit spanjoll dhe gjithë atyre që janë prekur nga ky akt terrorist’’.

Ndërkohë edhe eksperti për çështje të sigurisë nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë - SPRC, Burim Ramadani ka dënuar sulmin e fundit në Barcelonë.

"Çmenduria e mbrëmshme në Barcelonë tregon sa thellë e rrezikon sigurinë terrorizmi global’’, ka shkruar në Facebook Ramadani.

Sidoqoftë, policia spanjolle kanë thënë se e kanë parandaluar sulmin e dytë terrorist, në qytetin bregdetar, Cambrils, në jug të Barcelonës.

Ndërkohë është duke vazhduar aksioni nga policia spanjolle, pas sulmit në Las Ramblas, të pasdites së djeshme, në të cilin kanë vdekur 14 persona dhe rreth 100 të tjerë janë lënduar.

Your browser doesn’t support HTML5

Dëshmitarët rrëfejnë për sulmin në Cambrils

Ndryshe, që nga korriku i vitit 2016, furgonat dhe mjete të tilla përdoren për sulme në qendra të ndryshme të Evropës, duke përfshirë, Nicën, Berlinin, Londrën dhe Stokholmin.

Deri më tash nga këto sulme me furgona kanë vdekur më shumë se 100 persona.