Ndërlidhjet

IS merr përgjegjësinë për sulmin në Barcelonë


Pamje nga sulmi terrorist në Barcelonë
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:00:39 0:00

Zyrtarët në Spanjë thonë se të paktën 13 persona janë vrarë dhe 80 të tjerë janë plagosur, pasi një furgon ka goditur këmbësorët në Las Ramblas të Barcelonës.

Presidenti i rajonit të Katalunisë, Carles Puigdemont, ka thënë se policia ka arrestuar dy persona lidhur me atë që ai e quajti “sulm terrorist”.

Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ka njoftuar agjencia e lajmeve Amaq, që është e afërt me grupin.

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy ka thënë se është nisur për në Barcelonë për të koordinuar përpjekjet për të forcuar sigurinë.

Ai ka thënë se “terroristët kurrë nuk do të mund të shkatërrojnë njerëzit e bashkuar, të cilët e duan më shumë lirinë sesa barbarizmin”.


Ata janë vrasës, kriminelë, të cilët nuk do të mund të na terrorizojnë”, thuhet në reagimin e pallatit mbretëror të Spanjës.

Policia patrullon nëpër rrugët e Barcelonës
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:16 0:00

Sulmin në Barcelonë e ka dënuar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

"Shtetet e Bashkuara e dënojnë sulmin terrorist në Barcelonë të Spanjës. Ne do të bëjmë çdo gjë që është e nevojshme për të ndihmuar. Bëhuni të fortë. Ne ju duam”, ka shkruar presidenti Trump në Twitter.

Edhe liderë të tjerë reaguar pas sulmit në Barcelonë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka thënë se “terroristët rreth botës duhet ta dinë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë janë të vendosur për t’ju gjetur, duke ju vendosur para drejtësisë”.

Kryeministrja britaneze, Theresa May, ka thënë se “Britania e Madhe e mbështet Spanjën kundër terrorit”.

May e ka dënuar sulmin e “tmerrshëm”, në Las Rambas.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka bërë thirrje botës për bashkim në “ luftën e pakompromis kundër forcave të terrorit”.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se është “me dhimbje të thellë, pasi ka mësuar për sulmin terrorist, i cili ka goditur zemrën e Barcelonës këtë pasdite”.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë përmes Twitterit se “Franca solidarizohet me viktimat e sulmit tragjik në Barcelonë. Ne do të mbetemi të bashkur dhe të vendosur”.

Detajet e plota të incidentit ende nuk janë bërë të ditura, mirëpo që nga korriku i vitit 2016, furgonat dhe mjete të tilla përdoren për sulme në qendra të ndryshme të Evropës, duke përfshirë, Nicën, Berlinin, Londrën dhe Stokholmin.

Deri më tash nga këto sulme me furgona kanë vdekur më shumë se 100 persona.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG