Koronavirusi - një pikë e nxehtë e zgjedhjeve në SHBA
Your browser doesn’t support HTML5
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se është ndjerë si “supermen” pasi është trajtuar për koronavirus. Ai po e shfrytëzon shërimin e tij për t’i siguruar amerikanët se “pandemia do të marrë fund shpejt”. Sfiduesi i tij, Joe Biden, ka thënë se presidenti e ka keqmenaxhuar krizën. Me afrimin e zgjedhjeve, reagimi i qeverisë ndaj koronavirusit është një nga çështjet kryesore me të cilat përballen votuesit.